Bojana Saviq
Ngrihu të qëndrosh
Bojana Saviq lindi në vitin 1985 në Shabac. Ka diplomuar në Fakultetin e Arteve të Aplikuara në Beograd, Departamenti i Ruajtjes dhe Restaurimit të Pikturave. Në atë fakultet që nga viti 2010 është e angazhuar si bashkëpunëtore për ligjërata, dhe nga viti 2022 si asistente. Merret me konservimin dhe restaurimin e pikturave, me pikturë, këndim tradicional dhe shkrim të tregimeve të shkurtra. Është e martuar, nënë e dy fëmijëve.
Kontakti: Instagram @seoskamlada
Danijela Repman
Erzähle mir etwas über dich
Danijela Repman (Sombor, 1976) ka përfunduar masterin në letërsi krahasuese. Librat e botuar: "Cikličnosti" (1997), "Tragom rasutih trenutaka" (2014), "Mesto za savršen beg" (2015), "Kvadratno disanje" (2018), "Šećer, led i varikina" (2021), "Stolica bez naslona" (2024). Mirënjohjet: Finaliste e Festivalit të 14-të të Tregimit të Shkurtër Evropian, Zagreb-Rijeka (2015), Çmimi Vranac për tregimin më të mirë të shkurtër (2016), Çmimi i Parë i Festivalit të Beogradit për Poezi dhe Prozë (2018), Çmimi i Parë në konkursin e 4-t Marija Jurić Zagorka (2024).
Kontakti: danijelarepman@gmail.com
Dragan Simonovski
Bora
Dragan Simonovski shkruan tregime të cilat me siguri kurrë s’do t’i ndajë, sepse, sinqerisht, vetë jeta është thurja dramatike që lexohet më me ëndje. Si ekspert i marrëdhënieve me publikun gjatë ditës, ai natën bëhet një filozof i rastësishëm. Ky publikim i rrallë paraqet një shikim nëpërmjet vrimës së çelësit.
Kontakt: dragecc@gmail.com
Emina Gjeliloviq-Kevriq
Petroviqi
Emina Gjeliloviq-Kevriq (Travnik, 1989) jeton në Vitez. Ka përfunduar masterin në gjuhë dhe letërsi b/h/s pranë Fakultetit Filologjik në Zenica. Ka botuar këto vepra: përmbledhjen me poezi Ovaj put bez historije (Dobra knjiga, 2016), përmbledhjen me tregime të shkurtra Izbrisani životi (Dobra knjiga, 2021), përmbledhjen me poezi Moj sin i ja (Planjax, 2021), përrallën e ilustruar për fëmijë Tale about the Boy Adi and the Computer (projekat Stockholm 2023/2024).
Kontakti: eminadjelilovic@gmail.com
Irena Skopljak Bariq
Zogjtë
Irena Skopljak Bariq (Zenica, 1982) është profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë kroate dhe ruse. Ka marrë shpërblime për disa tregime të shkurtra e poezi, ndërsa disa të tjera i janë vlerësuar dhe botuar në përmbledhje të ndryshme. Ka publikuar edhe në revista letrare, në portale online e në Programin e Tretë të HR-së. Ajo është një nga organizatoret e Ditëve të Poezisë të Zagorjes ku edhe jepet çmimi për tregimin më të mirë. Deri më sot ka publikuar përmbledhje me poezi "Neprivezani", "Plava mahovina" dhe "Moja", si dhe librin me ilustrime "Ja žir, vjeverica Vera i jedno daleko jezero".
Ivana Dilber
Koleksionisti
Ivana Dilber lindi në vitin 1974 në Split. Ka studiuar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Zagrebit. Jeton dhe punon në Tomislavgrad. Është fituese e çmimit për tregimin e shkurtër të frymëzuar nga veprat dhe jeta e A. G. Matošit dhe çmimit Marija Jurić Zagorka për tregimin më të mirë.
Jelena Vukotiq
Vera që e prisnim
Jelena Vukotiq (Karlovac, 1982) shkruan prozë. Ka përfunduar fakultetin filologjiko-artistik në Kragujevac. Është shpërblyer në konkursin e bibliotekës Braća Nastasijević nga Gornji Milanovac dhe në FELIS nga Lazarevaci. Tregimet dhe esetë i boton në revista e përmbledhje në vend dhe rajon. Pret që dikush t’ia lexojë dorëshkrimin për romanin e saj të parë.
Kontakti: jecajovanovic@gmail.com
Jeton Musliu
Makthi
Jeton Musliu (1980) është diplomuar për Gazetari/Komunikim Masiv në Prishtinë. Gjithashtu ka MA për Mediat Elektronike. Ka punuar për mediume të shkruara dhe elektronike në vend, rajon dhe Evropë. Është fitues i shumë çmimeve kombëtare e ndërkombëtare në gazetarinë hulumtuese. Në vitin 2009 është shpallur ‘Gazetari i Vitit’ në Kosovë. Aktualisht është redaktor i lajmeve në Radiotelevizionin Publik të Kosovës (RTK). Ka dëshirë të shkruajë, por jo guximin t’i publikojë. Tregimi i shkurtër për Biber në fushën e letërsisë është i pari për të cilin ka arritur ta bindë veten që ta dërgojë për botim.
Kontakt: jeton.musliu@live.com, FB @jetonmmusliu, Instagram @jetonmmusliu/ jmm_rks, Linkedin Jeton M Musliu, X Jeton Musliu
Marija Krtiniq Veckov
Lëvorja e pishës
Marija Krtiniq Veckov (Smederevska Palanka, 1986) ka mbaruar letërsinë e përgjithshme dhe teorinë e letërsisë në Beograd. Për vite me radhë ka punuar si gazetare e kulturës në gazetën Danas. Është autore e përmbledhjes me tregime "Materice" (Treći Trg, Srebrno drvo i Studentski kulturni centar Kragujevac) dhe e përmbledhjes me poezi "Zazidana" (IP Prometej). Është fituese e çmimit Laza K. Lazarević, Trenutak kada je meni počeo rat, edicioni Prvenac, si dhe ka qenë në listën e ngushtë për çmimet Novica Tadić, Mak Dizdar, Milica Stojadinović Srpkinja dhe Vitalova nagrada. Jeton dhe punon në Norvegji.
Marija Starçeviq
Duhet të bëj diçka me këpucët
Marija Starçeviq lindi në vitin 1982 në Beograd, ku ka mbaruar shkollën fillore dhe të mesme, si dhe studimet themelore dhe të magjistraturës në Fakultetin Filologjik në Beograd. Nga viti 2010 punon si profesoreshë e gjuhës serbe, lektore dhe content writer. Ndjek temat aktuale socio-politike për të cilat shkruan në mediat e shkruara dhe elektronike. Është nënë e dy vajzave.
Marijana Çanak
Fustani
Marijana Çanak (Subotica, 1982) i ka mbaruar studimet e letërsisë në Novi Sad. Shkruan prozë. Është fituese e dyfishtë e çmimit letrar "Laza K. Lazarević" për tregimin më të mirë të pabotuar bashkëkohor si dhe laureate e parë e çmimit "Voja Čolanović" për librin më të mirë me tregime (2023). Ka botuar librin me prozë "Ulični prodavci ulica" (2002), përmbledhjen me tregime "Pramatere" (2019. prvo izdanje, 2023. prošireno izdanje), romanin "Klara, Klarisa" (2022) i cili u gjend në finalet e çmimit NIN dhe Vitalova nagrada, përmbledhjen me tregime "Put od crvene cigle" (2023) dhe romanin "Svetlo trojstvo" (2024).
Kontakti: https://www.marijanacanak.com/
Mehmet Elezi
Konia e zezë
Mehmet Elezi (1949), gazetar, shkrimtar, gjuhëtar, diplomat. Diplomuar në Universitetin e Tiranës për gjuhë e letërsi shqipe, më pas specializuar për filozofi. Autor i 12 romaneve, i disa përmbledhjeve me tregime, me poezi, me ese dhe analiza politike. Autor i një Fjalori të Gjuhës Shqipe me 41.000 fjalë, që nuk gjenden në fjalorët e Akademisë së Shkencave, si dhe i disa librave për probleme të gjuhës së sotme shqipe. Ka punuar gazetar dhe drejtues në shtypin shqiptar. Më pas ambasador në Zvicër e në Liechtenstin. Jeton në Tiranë.
Kontakt: mehmetelezi@gmail.com, FB elezimehmet
Mevlude Skuroshi
Matanë
Mevlude Skuroshi është nga Mitrovica dhe studion letërsi në Frankfurt.
Kontakt: mskuroshi@gmail.com
Mihailo Markoviq
Konkursi
Mihailo Markoviq jeton dhe punon në Cetinje. Është i nderuar që tregimi i tij i parë i botuar është pjesë e kësaj përmbledhjeje. Fakultetin e shkencave politike e ka mbaruar në Romë, ka punuar në projekte të ndryshme të shoqërisë civile në Mal të Zi e në Evropë. Nga të gjitha angazhimet e punës dhe ato vullnetare, më së shumti krenohet me punën në avancimin e pozitës së personave me invaliditet në Mal të Zi.
Milica Lukiq
Pushimi
Milica Lukiq (1999) ka mbaruar dramaturgjinë në Fakutetin e Arteve Dramatike në Beograd. Ka shkruar skenare për filma e seriale, si dhe tekste dramaturgjike. Filmi "Dzonika" i regjisores Ana Gjuroviq, me skenar të saj, është shfaqur nëpër festivale rajonale e botërore (Martovski filmski festival në Beograd, Brač Film Festival në Supetra, Festival Filmski Front në Novi Sad, etj.). Ajo është selektore e Përzgjedhjes Ndërkombëtare të festivalit të filmit të shkurtër Najkraći dani. Tregimi i saj i shkurtër "Crvljive trešnje" është publikuar në përmbledhjen e punimeve "Rukopisi 46", të vitit 2023.
Kontakti: milicalukic99@gmail.com, Facebook milica.lukic.739
Milosh Perishiq
Cianidi
Milosh Perishiq lindi në vitin 1992 në Arangjelovac. Për më shumë se dhjetë vjet ka jetuar në Amsterdam, Romë dhe në jug të Francës. Me tregimin "Reči" ka marrë çmimin e tretë në konkursin ndërkombëtar letrar Biber 05. Çmimin Leposava Mijušković për prozën më të mirë LGBT në gjuhën serbe e mori në vitin 2022 për tregimin "Rutava Mara". Në vjeshtë të vitit 2024, filmi me të njëjtin emër u fut në paraproduksion. Është autor i romanit lirik "Opatija Svetog Vartolomeja".
Monika Herceg
Trupa prej uji
Monika Herceg lindi në Sisak në vitin 1990. Ka publikuar tri përmbledhje me poezi dhe një libër me tekste dramaturgjike. Është fituese e mbi njëzet çmimeve letrare, mes të cilave edhe çmimit të CEI-së Award for Young Writers dhe – për librin me poezi Lovostaj – çmimit të madh bienal evropian European Poet of Freedom që jepet në Gdanjsk. Librat e saj me poezi janë përkthyer në më shumë se dhjetë gjuhë. Jeton dhe punon në Zagreb. Nget bicikletë, vrapon dhe vallëzon sa herë që mundet. Ajo udhëheq disa projekte letrare në kuadër të Shoqatës Kroate të Shkrimtarëve dhe PEN Qendrës Kroate. Është redaktore e shtëpisë botuese Fraktura.
Nives Maduniq Barishiq
Këpucët
Nives Maduniq Barishiq është dramaturge dhe shkrimtare. Përveç bashkëpunimit me teatrot si dramaturge, ajo ka shkruar një numër dramash të vlerësuara me çmime dhe një numër romanesh dhe librash të ilustruar për fëmijë. Tekstet e saj dramaturgjike janë interpretuar në radio e në teatro. Në antologjinë e Tomislav Sabljakut "Svaka priča na svoj način – hrvatska ženska priča Večernji list, 1964 – 2004" është botuar tregimi i saj i parë për të rritur. Romani për të rritur "Žene koje vrište u sebi" hyri në finalet e çmimit Ksaver Šandor Gjalski në vitin 2024. Autorja jeton dhe punon në Zagreb.
Kontakti: ljubacc@gmail.com, https://hrvatskodrustvopisaca.hr/hr/clanstvo/clan/nives-madunic-barisic
Simon Mariq
Amerika hito
Simon Mariq lindi në vitin 1988 në Beograd. Studimet për gjuhë dhe letërsi angleze i kreu në Fakultetin Filologjik të të njëjtit qytet. Ai është autor i dy librave për fëmijë, si dhe i "Enciklopedija savamalskih bića" (Everest Media, 2016), një libër me tregime të shkurtra që merret me rrëfimet dhe jetën e kësaj lagjeje të Beogradit. Në konkurset vendore, ai u vlerësua disa herë për prozë, ndërsa tregimet e tij janë botuar në disa revista dhe përmbledhje. Një të gjashtën e jetës e kaloi në Japoni, ndërsa sot përsëri jeton në Beograd.
Sllobodanka Boba Gjuderija
Ustaja
Lindi më 2.11.1963 në Shibenik, në Ditën e Çlirimit të Shibenikut. Nga viti 1965 jeton në Split. Fillimet e saj të para letrare publike ishin në blogun e Marchelinit dhe në Slobodna Dalmacija, ku botoi vepra humoristike në shtojcën Pomet, me redaktor Ćića Senjanović. Ajo shkroi kolumne për portalet dhe mediat e shkruara në Kroaci, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë. Autore e disa përmbledhjeve me tregime të shkurtra, dy përmbledhjeve me poezi dhe një romani. Ajo është anëtare e Shoqatës Kroate të Shkrimtarëve.
Kontakti: Patreon https://www.patreon.com/c/Bobaduderija
Sërgjan Mileviq
Kurrë nuk kam thënë babi
Sërgjan Mileviq (1985) është filolog i diplomuar i letërsisë së përgjithshme dhe teorisë së letërsisë si dhe mastermenaxher i kulturës. Është i angazhuar në projekte në fushën e të drejtave të njeriut dhe pajtimit. Tregimet e tij janë shpërblyer në konkurse rajonale në Zagreb, Banja Luka, Beograd, Nish… Tregimi "Ja, dželat" u shpërblye me çmimin e dytë në Festivalin Evropian të Tregimeve të Shkurtra 2017. Në projektin Write the Change për të rinjtë nga rajoni, ai ishte mentor i shkrimit kreativ. Përmbledhjen e parë me tregime të shkurtra "Svima nam je prvi put" e boton në vitin 2019. Jeton dhe punon në Beograd.
Tamara Kovaçeviq
Vegla universale
Tamara Kovaçeviq lindi në Beograd në vitin 1976. Shkruan tregime të shkurtra dhe ndonjë poezi.
Kontakti: https://tamarrako.com/
Tatjana Sikima
Magjeja
Tatjana Sikima lindi në vitin 1973 në Sisak, RS Kroaci, RSFJ. Aty në vitin 1979 u bë pioniere, dhe aty në paqe përfundoi shkollën fillore dhe të mesme. Gjatë shkollimit, u shpërblye me një numër çmimesh për poezi. Nga viti 1991 jeton dhe punon në Beograd. Punon si gazetare dhe producente në Zyrën e Korrespondencës së Radiotelevizionit Austriak ORF. Shkruan tregime të shkurtra dhe poezi, dhe ndonjëherë merr çmime në konkurse kur i kujtohet të paraqesë ndonjë punim. Deri më tani punimet i janë botuar në revista të ndryshme kulturore. Është nënë dhe gjyshe.
Kontakti: FB @tatjana.kovacevic.s
Tena Lonçareviq
Si ta vrasësh njeriun
Tena Lonçareviq lindi në vitin 1978 në Vinkovci. Është profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë kroate, jeton dhe punon në Zhupanja. Ajo është autore e përmbledhjes me tregime të shkurtra "Nijemi monolozi" (Matica hrvatska, Vinkovci, 2020) dhe "Kuću treba srušiti" (Fragment, Split, 2024). E do familjen e saj, fjalët, fotografinë dhe qenin.
Vlladimira Beciq
Djaloshi që i donte kambanat
Vlladimira Beciq, lindi në vitin 1971 në Zarë. Është autore e një numri tregimesh të shkurtra dhe tri romanesh: "Orsia" (2013), "Kuća slomljenih lutaka" (2019) dhe "Početna nit" (2019) me çka lidhet edhe ekspozita e saj e parë individuale "Nit po nit". Fituesja e çmimeve në konkursin "Simha Kabiljo" të organizuar nga skena kulturore hebraike "Bejahad" (2009) dhe në West Herzegowina Fest (2019). Përveç shkrimit dhe pikturës, ajo tradicionalisht merret me gjueti legjendash dhe me kujdesin për kafshët dhe bimët shtëpiake.
Kontakti: vladimirabecic@yahoo.com