Në Ditën e të Drejtave të Njeriut, më 10. 12. 2025. hapet konkursi i shtatë për tregimin e shkurtër Biber. Tregimet e shkurtra mund të dorëzohen nga autorë që shkruajnë në shqip, maqeonisht, boshnjakisht, malazezisht, kroatisht ose serbisht.

 


 

Temat e konkursit të shtatë janë zgjeruar, dhe autoret e autorët mund të zgjedhin cilës t’i përgjigjen.

Nuk po heqim dorë nga temat tradicionale të konkursit Biber: përveç tregimeve që përqendrohen në pajtimin në kontekstin e trashëgimisë së luftërave dhe dhunës në vendet e ish-Jugosllavisë, do të merren parasysh tregimet që mund të kontribojnë në mirëkuptim më të madh mes njerëzve, që zbusin urrejtjen dhe thyejnë paragjykimet, tregimet kundër luftës, tregimet që kanë të bëjnë me trajtimin e së kaluarës, thyerjen e imazhit të armikut, dhembshurinë për të tjerët, tregimet e guximshme që guxojnë të ecin me këpucë “të armikut”, tregimet që shtyjnë kufijtë dhe na hapin shtigje për të ndërtuar një të ardhme më të sigurtë dhe më të lirë për të gjithë.

Konkursi i shtatë u kushtohet studenteve dhe studentëve në Serbi që na kanë dhënë mësime të panumërta gjatë vitit të fundit për luftën jo të dhunshme, solidaritetin, unitetin, mbështetjen, dashurinë, vullnetin, guximin, ndjeshmërinë, pajtimin, respektin dhe vlerat e tjera të rëndësishme shoqërore. E vlerësojmë shumë atë që studentët kanë bërë dhe kanë nisur, andaj ky konkurs ofron hapësirë për tregime rreth tyre dhe betejës së tyre për drejtësi, liri dhe barazi.

 


 

Konkursi është i hapur deri më 24. 5. 2026.

Përzgjedhjen e tregimeve do ta bëjë juria e përbërë nga: Danijela Repman, Lejla Kalamujiq dhe Zhelko Beliniq. Së paku njëzet tregime të zgjedhura do të botohen në një përmbledhje shumëgjuhëshe.

Autoret/ët e tre tregimeve më të mira do të shpërblehen me çmime në të holla (në shumën bruto):
Çmimi i parë, 1.100 €
Çmimi i dytë, 850 €
Çmimi i tretë, 600 €

Vendimi i jurisë do të bëhet publik në mes të nëntorit 2026.

Konkursi organizohet nga ekipi Biber i Qendrës për Veprim të Padhunshëm Sarajevë-Beograd.

 

Na dërgoni tekstet tuaja, mezi presim t’i lexojmë,

Ekipi Biber

 


 

 

Rregullat dhe kushtet e konkursit

 

  1. Aplikimi në konkurs bëhet ekskluzivisht në mënyrë elektronike, nëpërmjet formularit të aplikimit. Kjo siguron anonimitet, derisa tregimet të hapen pasi juria të ketë marrë vendim.
  2. Tregimet duhet t’u përgjigjen temave të konkursit.
  3. Tregimi nuk bën të jetë më i gjatë se 9.000 karakterë (me hapësira).
  4. Tregimi duhet t’i përshtatet formës së tregimit të shkurtë. Format tjera (ese, poezi, dramë, artikuj medialë, etj.) nuk do të merren parasysh.
  5. Tregimi duhet të jetë i shkruar në boshnjakisht, kroatisht, malazezisht, maqedonisht, serbisht dhe shqip (nënkuptohen edhe emërtimet e tjera nga ky grup gjuhësor, p.sh. serbokratisht).
  6. Dokumenti që përmban tregimin duhet të emërtohet sipas titullit të tregimit.
  7. Tregimi duhet të mos ketë qenë i botuar, qoftë ndaras apo si pjesë e një tërësie më të madhe (as në blogë e as në portale).
  8. Tregimi duhet të dërgohet më së voni deri më 26. 5. 2024.
  9. Autoret dhe autorët mund të dërgojnë më së shumti dy tregime të shkurta.
  10. Me pjesëmarrje në konkurs autoret dhe autorët pajtohen që, nëse hyjnë në rrethin e ngushtë, tregimi i tyre të botohet në përmbledhjen Biber.
  11. Tregimet që hyjnë në përmbledhje nuk mund të botohen para daljes nga shtypi të përmbledhjes, pa pëlqimin e ekipit Biber.

 

Nëse tregimi nuk i përmbush kushtet e konkursit, ai do të diskualifikohet.

 

Regjistohuni >>