BIBER 06
Thellë në pyllin e mbuluar nga një shtresë e thellë dëbore herë pas here harroja se tanët janë në llogorin larg shpinës sime, e minat janë të mbjella kushedi se ku në atë hapësirë toke të askujt nëpër të cilën nuhasnim gjurmët e armikut siç zagarët i kërkojnë kafshët e egra. Ne tre vrojtuesit, të mësuar me heshtjen, shkelnim mjaft larg njëri-tjetrit, në formacionin trekëndësh që mundësonte reagim nëse ndonjëri binte në telashe.
BIBER 06
Ai nuk merr pjesë në biseda kafenesh, gjithmonë hesht, në praninë e tij kafeneja nuk mban erë tymi por erë rreziku të padukshëm. Duket i ftohtë e i ashpër, por ai qan kur sheh ndonjë kafshë të shkelur në rrugë. Nuk është as kjo e lehtë, të dhjefsha jetën e tillë.
BIBER 06
Zoti, megjithatë, është koleksionisti më i fortë. Na radhit lart sikur trungjet mbi paleta për t’u tharë nga mykësia e kësaj bote. Para triazhit qiellor, gjithsesi.
BIBER 06
“Hajde, Sarajevë!”, briti Mjeshtri, duke e rrotulluar timonin në të djathtë për të hyrë në peron. Sreqko tash e sa kohë ishte zgjuar dhe i gatshëm që me të dalë nga autobusi të shkojë vrap drejt tualitet. Që i vogël është mësuar të durojë e të presë pauza për të urinuar. Mjeshtri sonte pa se të gjithë udhëtarët po flinin, dhe pa pauzë vetëm vazhdoi drejt Sarajevës dhe kështu mbërriti gjysmë ore më herët.
BIBER 06
“Nuk jam unë femër”, më thotë teksa refuzon ta mbajë buqetën me margarita të bardha të cilat unë i mblodha rrugës për në Konjićki klub. Ishte pranverë dhe çdo gjë vinte erë jete të re të natyrës. Livadhi nëpër të cilin u shtri shtegu me pllaka ishte vërshuar nga lule të verdha e të bardha. Luleradhiqe nuk mora, nga lëngu i kërcejve të tyre më mbesnin njolla nëpër duar.
BIBER 06
Duhet pirë para luftës. I rrëshqiti rakia në fyt në çastin kur sirenat lajmëruan rrezikun nga sulmi ajror. Udhëheqësi i Ditarit porositi sjellshëm të rrimë të qetë para se të zhdukej prapa xhamit të zi.
BIBER 06
Duke matur shpërndarjen e energjisë akustike sipas frekuencave, shkencëtarët kanë konstatuar ulje të intensitetit të peizazheve tingullorë natyrorë. Kjo, konstatuan ata, nxitet nga ndryshimet në përbërjen e bashkësive të zogjve. Edhe njerëzit janë përgjegjës për zhdukjen e tyre. Pasojat e zvogëlimit të numrit të zogjve do të pasqyrohen te njerëzit. Zogjtë, theksojnë ata, nuk do t’ua harrojnë këtë.
BIBER 06
Qëndroj me Majën në shtegën përpara fakultetit të veterinarisë. Më habit pak që mu në mes të qytetit ekziston një shteg, një udhë me bar të shkelur e të vdekur, si tek unë në fshat. Ecja nëpër bar të gjatë në të cilin ndoshta fshihet ndonjë gur i mprehtë a dielli a jeta a gjarpri. Ta kafshon kyçin shpejt dhe tinëzisht, ta qëllon mishin për një sekondë saktë dhe helmueshësh, fatalisht. Ta shkërdhen mamanë.
BIBER 06
Është e martë, ora nëntë e njëzet minuta në mëngjes. Prapë po vonohet, mendoi Goranka dhe i kryqëzoi këmbët në çesterfild. Kurrë nuk leshohej në detaje se pse treulësja quhej ashtu – shikuar në përgjithësi, ajo rrallëherë lëshohej në detaje për çfarëdolloj pune që lidhej me botën e saj, thjesht s’jam person i tillë, që të analizoj qysh e tek, është ashtu siç është, ua shpjegonte të interesuarve – por dinte ta nuhaste atë kualitet menjëherë me të hyrë në sallonin e mobiljeve.
BIBER 06
Plaku quhet Andreas Petrov. Vuan nga Alzheimeri dhe çrregullimi disocial. Tezja thotë se Petrovi vuan nga trishtimi.
BIBER 06
Në shtëpi është qetë sikur në një kuti prej pelushi. Plaka përgatitet për rrugë. Lëviz ngadalë, shputat i ka të shtrembra, në të dyjat nyjat e madhësisë së gishtit të gjashtë. Ajo i quan asht. – E kam këtë asht – thotë – dhe veç mbathjet e rrafshta më bëjnë. E dikur nuk kam ditur të ec pa thembër. As nga shtëpia nuk dilja kurrë pa vathë. Tash e sa kohë nuk mbaj asgjë, pos orës.
BIBER 06
Biçikleta me dy rrota ndihmëse kishte mbetur në Gjermani. Pak para se me u kthy në Kosovë, nana e baba vendosën me ia dhanë djalit të vogël të Rios dhe Assuntës. Më thanë që tash që jam gjashtë vjeç më duhet me u mësu pa të. Pa rrota ndihmëse nuk kisha çka me dal në hajat, e me u ba hor para fëmijëve të mahallës.
BIBER 06
Vesh pallton me shpejtësi! Me vetullat e rrudhura e sytë e picërruar, fytyra ia pasqyron edhe më shumë nervozën. Kaloi një natë të çmendur. Shtratit nuk do që t’ia hedhë as sytë!
BIBER 06
Nëse shikojmë me kujdes se çka ndodh në errësirë te koka e krevatit, do të shohim një vogëlushe pesëvjeçare, si të gjitha vogëlushet e tjera, tek pëshpërit, këndon dhe pëshpërit sërish. Ajrin e thatë të dhomës e ndan me nënën dhe babain pijanec. Vogëlushja ndien se si një kafshatë e madhe frike i rrëshqet poshtë fytit ndërsa nga goja e saj lutjet dalin shpejt sikur breshëritë. Babai shpesh nuk është në shtëpi, nëna i thotë komshikes prapë ka shkuar në fushëbetejë. Kur kthehet, hijen e ka më të madhe se vetja. Vogëlushja nuk e do babain.
BIBER 06
Qysh e si u zhduk, këtu nyjëtohet çudia. E çuditshme kishte qenë gjithçka tek ai njeri, prej ditës që e prunë aty, bashkë me gruan. Trupmadh si ari, me kryet rrasur ndërmjet shpatullave dhe me sy fort të bukur, të gjerë deri në tëmtha, të shkruar. Leshrat dikur ngjyrë zjarri, tashti të shkimura, ngjyrë hiri. Nuk dihet kush qe më fort përgjegjës për këtë shuarje, pluhuri, përzhitja në diell, bryma e shtresuar në vite, apo të gjitha bashkë? E shoqja qe tjetërgjë.
BIBER 06
Tërë dimrin fare s’ra borë. Kur ia nisi për herë të parë, në një buzëmbrëmje nga fundi i marsit, të fërfëllojë, të gjithë u gëzuam. Ishte ajo një borë pupëlore, e tejdukshme, e atij lloji që shkrihet dhe kalon në pika uji posa të preket nga frymëmarrja jote. Dolëm dhe ngritëm një dordolec të vogël, qesharak, pastaj u gjuajtëm me toptha gjysmë të qullur bore, sa për ta materializuar gëzimin.
BIBER 06
“Kërce”.
Qëndroj në majë të ujëvarës ndërsa gurët e mprehtë m’i shpojnë thembrat. Nëse kërcej, dhimbja do të pushojë, do të rrëshqas bri gurëve të sheshtë në ujin e akullt, të zhurmshëm. Nga kjo lartësi një grup kalamajsh nga rruga duken sikur tufë majmunësh tullacë. Maki qëndron përpara të gjithëve, me këmbët në ujin e shpejtë në të cilin shkund hirin e cigares së tij. Ai ka vrarë kurrizin në kërcim dhe tash e ka një varrë krenare e cila duket sikur t’ia kishin shkulur shpatullat me zor.
BIBER 06
Ishin 16 vjeç. Qëndronin në fshat për t’u larguar nga qyteti në të cilin si ekip grungerësh quheshin narkomanë, sektashë, pederë… Njëri prej tyre kishte shtëpi në ato fshatrat e thepisura perëndimore në afërsi të Cetinjës ku dëgjohej vetëm hukama zogjsh, një kishë prej guri dhe një ide e mjegullt e lirisë arketipale të paraardhësve, e banorë nuk ka prej kohësh.
BIBER 06
Në mbrëmje më ngjitesh për trupi. I mbyll sytë. Unë thur frymën në flokët e tu. Të pëlqen kur të vë në gjumë zëri im. E filloj tregimin.
BIBER 06
Këpucë, jo çizme. Këpucë, mokasine, të mbajtura. E majta paksa e nxjerrë nga kallëpi sikur brumi që është fryrë shumë, si dhe çorapet e rrudhura rreth kyçeve. Mund t’i shkonte dikujt mendja se në kupe ka hyrë ndonjë udhëtar vetëm për të pyetur mos ka edhe ndonjë vend për t’u ulur. Të tilla janë këto këpucë.