BIBER 06
Mban barrën e popullit tënd, pa pikë faji. Dikush dikujt i ka bërë diçka dhe tash ti je ai që e ndien fajin a mllefin, amanetin të cilin ta kanë lënë pjesëtarë të tjerë të fisit tënd, rëndom të panjohur, shumë prej tyre tashmë të vdekur prej kohësh. Dhe sado që përpiqesh ta fshehësh a ta largosh, nuk ia del dot – indi dhjamor i historisë të mbetet mbi kurriz.
BIBER 06
Mes shtegut të pluhurt, ku mesdita puq diellin, këmba-këmbës dhe i rraskapitur, duke tërhequr palltën si një dënim të rëndë, në çizme që s’nxitojnë kund, Kosta po shkon diku.
Bën vapë e madhe, dielli përcëllon, e ai me palltë. Kapotë, me gjasë.
BIBER 06
Në fshatin tonë lajmet vinin ngadalë. Nëna thoshte se jetojmë ku dreqi bën vezë. E kur vinin, ishin disi të zbutura e të shplara, qoftë të mira, qoftë të këqija. Ashtu edhe lajmi se ka filluar lufta në Bosnjë.
BIBER 06
Tome nuk ishte si kalamajtë e tjerë.
As kur erdhi së pari në Kampo Kashtelo, as më vonë.
BIBER 06
– A jeni vaksinuar?
– Po – u përgjigja, papritmas e përshkuar me ndjenjë faji.
– Sa herë?
Isha aq e papërgatitur për këtë saqë iu përgjigja automatikisht, nënshtrueshëm.
BIBER 05
Karriget e rrënuara të shtëpisë së bashkësisë lokale nuk janë rrënuar nga diskutimet. Kryetari i bashkësisë lokale, një burrë zeshkan në të gjashtëdhjetat, fshinte me fundin e këmishës së tij katrore djersët nga balli.
– Prej këtyre feferonave – tha, duke treguar me gisht drejt pjatës para vetes. – Nuk mundem për shkak të lukthit…
BIBER 05
Që nga fëmijëria e hershme, pothuajse çdo pushim veror e kaloja te gjyshja ime, vejusha Cijeta, në fshatin G. poshtë Ostrogut. Viteve të fundit vija gjithnjë e më rrallë dhe vetëm kalimthi. Prindërit nuk më çonin më në “panaire verore për ajër te pastër”, por unë vija kur më lindte dëshira. Apo kur planet bregdetare verore bienin ndesh me mundësitë në dispozicion, dhe ngushëlloja veten se nja një a dy muaj te Cvijeta dhe shoqëria e njohur e fshatit nga fëmijëria ishin alternativë e pranueshme karshi Beogradit përcëllitës dhe të boshatisur.
BIBER 05
Mami gjithmonё thotё qё nuk e ndien nevojёn pёr shёtitje, pushime luksoze ose darka tё shtrenjta. Pёr tё ёshtё e rёndёsishme vetёm koha tё cilёn e kalon me familjen – ku-ja e si-ja nuk kanё rёndёsi. Jo pёr tё. Kёshtu, lindi tradita jonё – çdo ditё, kur jemi tё gjithё nё shtёpi, cilido prej nesh bёrtet “Kush don kafe, kush çaj?” dhe sigurohet qё nё çdo qoshe tё Prishtinёs, e le mё tё dhomave, ka jehuar kjo pyetje.
BIBER 05
Më nëntëmbëdhjetë tetor të vitit dy mijë e dhjetë varrosëm gjyshen. E varrosëm në fshat, në shtetin ku u lind dhe e kaloi pjesën më të madhe të jetës. Babi dhe fëmijët e tjerë të gjyshes vendosën ta çonin në vend amanetin e saj dhe thanë se nuk do ta çanin kokën me faktin se në atë katund ishin dy kisha dhe se në këtë tonën tash e sa vite prifti s’ka kujt t’i vijë. Nuk u pengonte që varrezat tona ishin të lëna pas dore ku kishte mbirë bari i egër. Ishin të lumtur që rreth tyre nuk kishte mina. E thirrën priftin të vinte dhe ta varroste gjyshen dhe paguan gjithçka. Aq ia kishin borxh gjyshes.
BIBER 05
Varrezat gjithmonë gjinden në vendet nga ku pamja është më e mirë. Thuajse të vdekurve u plas se ku janë. Ata gjithsesi janë në gropë. Ndoshta kjo është për shkak të të gjallëve, që ta kenë më lehtë, që horizonti i bukur t’ua zbukurojë mendimet. Mbase për këtë mami shpesh rri ashtu e groposur dhe shikon në largësi, drejt lumit që gjarpëron mes kodrash. Natyra këtu është vërtet e hatashme. Aq e hatashme saqë mund të harrosh lehtë arsyen pse jemi këtu.
BIBER 05
Unë jam hapësira mes fjalësh, heshtja mes notash, boshllëku mes muresh… E padukshme, e fshehur, e ngurosur. Unë jam qilim gjethesh të vjetra pylli që shushurijnë nën çizmen e ushtarit e cila sa vjen e afrohet. Ai është shamata, sharja dhe shkëmbi. Dora gjigante me rrudha dheu. Vikama e luftës në afërsi.
BIBER 05
“Merr de, merr pak”, këput copën dhe ia afron te fytyra e e kërrusur.
E kapi para qymezit. Ia këputi qafën, duke shfrytëzuar ligjin e më të fortit. E shpuploi me lëvizje të shkathëta rutinore, dhe e hodhi në tenxhere të cilën e mbylli me kapak. Uji tashmë po vlonte kur i pa nga dritarja, të shkujdesur si kalamaj që po luajnë luftërash.
E mbase kjo është veç lojë.
BIBER 05
I pamë ne që nga larg. Ishin Kera, i vëllai Bracos, Mali dhe unë. Taman u ndalëm në pyll para livadhit për t’u marrë vesh se ku do ta bënim rojën.
Dy prej tyre shkonin drejt katundit tonë. Disi të shtrembër. Sikur po mbaheshin për dore.
Kera dhe unë shikojmë njëri-tjetrin. Kështu haptas këndejpari mund të lëvizin vetëm tanët. Por, ku mund ta dish!
BIBER 05
U ndalëm te dera hyrëse e banesës sonë. I shikova të tria fytyrat.
“E mora çelësin tim të banesës”, më tha me një buzëqeshje të butë. “Po qe se nuk jeni në shtëpi kur do të vij”, e mbylli, ndërsa buzëqeshja u ngjit në hijet tona nga drita e dobët e hënës dhe e gëlltiti zërin e tij me gaz. Hyri si në strofull në fytin tim, si një zinxhir joelastik. Gëlltita dhe i ktheva të gjitha kujtimet derisa ia puthja fytyrën dhe e thithja nxehtësinë dhe erën e tij.
BIBER 05
Për çdo fundjavë, merremi vesh të shkojmë në vilë, edhe pse shumë rrallë shkojmë bash atje. Dimrit, mbase, kur kandilë prej akulli kapen fort për çatitë e pojatave nëpër të cilat kalojmë. Vilën e kishte ndërtuar i shoqi i saj. Kjo është faktikisht shtëpizë që përbëhet nga një hapësirë dhe një tarracë e drunjtë të po asaj madhësie. Në të majtë të derës së hyrjes qëndron kamini i mahnitshëm i bërë nga guralecë shumëngjyrësh, por ne asnjëherë nuk kemi ndezur zjarr në të.
BIBER 05
Gishtat ta fërkojnë kapakun e kokës aq fort sa gati të dhemb. Pastaj, rri gjatë nën ujin e ftohtë. Ndërsa shkon këmbëzbathur drejt kuzhinës, në shputa të ngjiten qimet e maces. Shurupi i shtogut ka rrjedhur në frigorifer. Do ta pastrosh, por pasi ta pish kafen. Hedh qumësht, sheqer, e ndez kompjuterin. I lexon emailët, lajmet, statuset e Facebookut. Të shkon mendja te deti dhe xhirollogaria. Në Zagreb temperatura ka shënuar 32 gradë. Mendon të shkosh në pazar, por heq dorë.
BIBER 05
Thuajse lidhja jonë ndërkombëtare nuk është mundim në vetvete, por tash ai dëshiron që ajo të jetë edhe e hapur. Thuhet open relationship. Me fjalë të tjera, unë duhet të shikoj anash ndërsa ai bën dashuri me tjetërkënd – më të ri, apo më pak të bardhë. Holandezëve u pëlqejnë gratë dhe burrat ekzotikë. Nuk dua të hesht e të besoj se tërheqja vjen nga kompleksi i fuqisë i cili tradicionalisht lehtë gjen rrugën e vet deri te shtrati martesor, nga ndjenja e superioritetit dhe fuqisë financiare të racës evropiane.
BIBER 05
Qëndrojmë mbi një lartësi e cila na jep një pamje të mahnitshme të kodrave përreth dhe luginës që ato e rrethojnë.
“Ai atje është Trebeviqi”, tregon mami me dorë drejt njërit nga malet. Faqet i kemi të rrumbullakëta e të kuqe nga ajri i freskët, duart e futura brenda mëngëve të xhaketave të mëdha. Livadhet rreth nesh janë ende me baltë, nën hijet e pemëve bora bën përpjekjet e fundit për të mbrojtur territorin e vet, derisa luleboret dhe orkidetë nxjerrin kryet plot guxim dhe kumtojnë atë që ne e nuhasim në ajër. Pranverën.
BIBER 05
Babai nga dyqani solli ca kuti kartoni ku shkruante “Biskota çaji” ose “Vaj luledielli”. Na tha t’i mbushnim me gjërat më të nevojshme, sepse nuk do të ketë më shumë vend në bagazh. Me t’i lëshuar kutitë në verandë, u mbështet për murin e shtëpisë dhe ia nguli sytë oborrit. Pastaj dalëngadalë e çonte shikimin përgjatë kores së arrës, drejt kurorës së saj dhe reve plot flluska të qiellit pranveror. Në fund e uli shikimin dhe e la të lundronte pa kontroll drejt fushës në largësi. Kur u lodha së ndjekuri shikimin e tij, kalova te vështrimi i qershisë së xha Lujës, të mbuluar me tufa lulesh aromatike, të gatshme të shndërrohen në fruta të lëngshme e të ëmbla…
BIBER 05
Mami im nuk thotë fjalë të pahijshme. Atë ditë e lëshoi dëgjuesen e telefonit fiks me rumbullaken me numra dhe tha: Të qifsha jetën, krisi lufta!