Graho

Me të gdhirë, kur mbi shtëpinë e gjyshes qielli ende ishte vjollcë nga freskia e natës e dielli andej diku mbrapa, në anën tjetër të Gërmeçit, tashmë e lajmëronte ardhjen e ditës, lajmëtari im Graho nga maja e kurorës së mollës, mu nga dega të cilën e shoh nga shtrati im, e lajmëronte ditën e re me kakarisjen e tij shpotitëse dhe kumbuese, e për mua të ashpër e të padurueshme. Kjo ishte shenja jonë e fshehtë – për mua që të zgjohem nga shtrati dhe të ulem në stolin e drunjtë të dritares së dhomës sime, e për Grahun që, duke më parë mua, të kakarisë edhe një herë, tash hareshëm, dhe duke shushuritur me krahë në fluturim të zbresë nga dega drejt e në prehrin tim, krejt i shpupurishur. Aty qetësohej dhe paksa çlodhej.

Fertik

Kalova edhe një herë, pikë për pikë.
1. EKV – Dum dum, kasetë
2. Alan Fordi, Marti Misterija, Dilan Dog, Zagor – nga një numër
3. Walkmani dhe një palë baterish rezervë të cilat i mbaja fshehur për tre muaj në pritje të mundësisë së këtij çasti
4. Deodoranti me erë dhe i lyer nën sqetullat me djersë
5. Fëmijët e Mesnatës së Rushdit të cilin nuk arrita ta kthej në bibliotekë para se të digjej.

“Kjo është e gjitha?”, më pyet lokja.

Kafe, komshike

Vera mendon se i ishte dukur ashtu, kohëve të fundit drita dhe zërat po luajnë me të, sidomos kur hyn nga dielli i këtillë përcëllues në shtëpinë e errësuar. Përgjatë territ të papritur shkëlqejnë kuadrot e mbetura të shkrepura në periudhën e shkurtër të mëngjesit vetëm kur merr guximin të dalë, para sulmit të vapës verore. Që kur është vetëm, secila pamje i përzihet me ndonjë që dikur moti e ka parë, thuajse para vetes shtyen thesin në të cilin vërshojnë imazhet e thurura të së shkuarës, dhe sa njëra sa tjetra dalin jashtë dhe i kërcejnë para syve. I dorëzohet kësaj lajthitjeje, që kur ka mbetur vetëm, ditët gjithsesi i ka krejt të pakuptimta e të zbrazëta. Në mëngjes përgatit kafen, në tavolinë e vë xhezven dhe filxhanët. Vera e di se Mirosllavi më nuk është, por në atë ritual mëngjesor thuajse kjo nuk është e vërtetë, thuajse e sheh para vetes në atë heshtje të pazgjuar…

Lotët dhembin njëjtë

Dhjetor. Një e martë e mbuluar me borë. Qëndroja në udhëkryq te Tregu i Qytetit, e mbështjellë me një shall të thurur, duke e pritur kolegun. Vrimat e hundës më mbusheshin me erë të petullave të skuqura, ndërsa fishkëllima e zorrëve shtohej. I godisja këmbët e mpira njërën me tjetrën për t’i ngrohur. Trupi i ftohur ma nxehte padurimin. E dija se edhe në Golfin e vjetër është ftohtë, por, së paku, nuk do të qëndroj në trotuarin e ngrirë.

Më në fund, vetura me ngjyrë të kaltër të errët u ndal para meje. U përkula për ta parë fytyrën e njohur të kolegut Fatmir, i cili vetëm ma tundi dorën për të hyrë brenda.

Shurdhmemecja

Ishte nata e tretë e bombardimeve dhe tashmë kishim mësuar shtratin ku dhe me kë do të shtriheshim në bodrumin e errët të spitalit. Sapo dëgjuam fishkëllimën e thekshme të sirenës së pasdites që lajmëronte rrezikun e bombardimit të qytetit, dolëm nga dhomat ku qemë vendosur dhe zbritëm shkallët në radhë të gjatë, të njëtrajtshme e të heshtur të grave shtatzëna, i cili kur vështrohej nga kati më i lartë ngjante me trupin e përdredhur të një zvarraniku të majmë e të plogësht. Ecnim si somnambulë duke ndjekur njëra-tjetrën me sytë përdhe në hapin e radhës dhe mendjen te shtëpitë tona ku kishim lënë familjet dhe përditshëritë me rropatjet e bezditë e zakonshme që tani ngjanin aq të ëmbla e të dashura duke na joshur shpresën për t’iu kthyer sa më parë të ishte e mundur.

Vorbullat

Vërbasi këtu bën një kthesë të butë dhe, diçka që nuk i ka hije atij, degëzohet në tri rrjedha duke prodhuar kështu ujdhesa të vogla, e pak më poshtë ata tre shiritë të dredhur përsëri bashkohen dhe bëhen një. Ushton, ka baticë. Bregu nga kjo anë është i pjerrët, me shelgje e shkurre. Tutje shtrihet rrafshina, rrafshina është problem, nëpër terr rruga e pafundme në brendinë e saj zhduket, assesi ta mbërrijmë.

Më e vogla duhet të urinojë. Bash tash. Nga frika, sigurisht.

Rrokaqielli i kuq

Teta Nada ishte shoqja më e ngushtë e gjyshes. Jetonte jo larg nesh, në njërin nga dy rrokaqiejt me tulla të kuqe në rrugën paralele me tonën. Ata ishin të ashq. rrokaqiejt ushtarakë, të ndërtuar në vitin 1974, 20 vjet të plota pas ndërtimit të kuartit tonë, por nga këndvështrimi im ato kanë qenë aty përherë. I ndan tarraca e cila sot është e lënë pas dore dhe plot barishte, por dikur i shërbente qëllimit të vet dhe ishte vendtubim i kalamajve dhe banorëve…

Kur hyj në shtëpi, e fik dritën

Të fundit i shkulën dritaret. Me fytyra të skuqura flakë, tërhiqnin korniza, shembnin mure, ja edhe babi im dhe sa hap e mbyll sytë – një dritare nga shtëpia e tyre u gjend edhe në hangarin tonë. Pa fije dobie, vetëm marrim në thua dhe shajmë, sa e sa herë e kemi mallkuar atë kornizë, dreqi e marrtë, qysh s’e mori.

Morrat

“A je ti shofer kamioni?”, më pyeti vajza ime, vogëlushja me këmbë të shtrembra, e cila është nëntë vjeç. Në fakt, ato këmbë të shtrembra i ka trashëguar nga unë. Të miat janë edhe më të shtrembra. Asnjëherë nuk më kishte pyetur se me çka merresha. M’u afrua, duke mbajtur një fletore me kopertina të pastra të bardha ku nuk shkruante asgjë, ma tregoi titullin që ua kishte dhënë mësuesja dhe më pyeti. A jam? Duhet ta shkruante një hartim për profesionin tim. Për profesionin e babait të saj.

Toka e lumturisë

“Shihe Mimi, shihe çfarë është”, thotë nëna. “S’i mungon gjë!” u përgjgj ajo ndërsa rreth qafe ma lidh mbulesën e verdhë të stërmbajtur. “Si kaçube. Duhet me e qethë menjiherë!” “Mos, mos”. “Për një muaj fillon shkolla. Nuk e lënë në klasë të katërt!” “Tash e ndreqim...

S’ki me m’besu

  Kjo që po t’tregoj, shoq, është e vërtetë… përbesë po. Shumë njerëz s’më besojnë. Po thojnë se po e teproj dhe po shpik si krejt prej Kërpezhit, se po i mbroj kroatët, dushmanët dhe katilët tonë. Plak jam une me sulmu e me mbrojtë, e n’politikë nuk hyj...

Vëllai im

  Qëndroj te gjysmëmuri te stacioni i autobusëve dhe pres vëllain. Nuk e kam bash vëlla, nëse bën t’i besohet gjyshes sime. Me gjasë daja përziu diçka me njëfarë kurve kroate e cila ia la te pragu kopilin. Gjyshja aty bëri ç’bëri, kryesisht për shkak të fëmijës,...

Loja: Fundi

  (Nganjëherë rri dhe mendoj, e nganjëherë vetëm rri. Winnie the Pooh)   Je dhjetë vjeç dhe je udhëtari i parë në gjithësi. Je kauboj, indian, breshkë ninxha, valltar në boy-bendin më të famshëm në botë. Je një prej tyre. Ata janë ti. Rruga është lojë e pafund...

Shija e gjalpit të kikirikut

  Më kujtohet hera e parë kur kam ngrënë gjalp të kikirikut, ka qenë gjatë luftës dhe unë kam qenë refugjate në Gostivar. Ka qenë i njelmët dhe i ëmbël, por më shumë i njelmët, një kombinim shumë i çuditshëm, po aq i çuditshëm sa fakti që nuk isha në shtëpinë...

Kotelet në mure

  Babi thotë se natën kotelet futen nëpër mure të barakës sepse ikin nga acari. Motra dhe unë i dëgjojmë teksa gërryejnë e piskatin e shtyhen njëra mbi tjetrën, dhe pastaj shumë qetas ngrihemi nga krevati për të mos e zgjuar askënd dhe i mbështesim pëllëmbët për...

Tarracat

  Në njëfarë periudhe të mjegullt nga fillimi i shkollës fillore e deri te largimi im nga ajo shkollë në klasën e pestë, loznim nëpër tarraca të cilat bashkonin ndërtesat tona, e gjenden mbi parkingët ku ishin automobilët e pleqve tanë. Një grusht nesh që...

Krojf

  Në tavolinë prej pishe, nga dritarja shikon pamjen krejt ndryshe nga ajo që shikonte si fëmijë mëngjeseve dimërore kur nëna qëndronte pranë shporetit duke zier qumësht. Kurrë nuk i ka pëlqyer aroma e qumështit të nxehtë. I kujtohet se si nëna e luste të pinte...

Mjedrat

  Quhem Shemso. Kur mbledh mjedra ato i fus në sahanë, sahanët në arka që mjedrat të mos dërrmohen, arkat një mbi një në furgon dhe i çoj për t’i shitur. Njerëzit thonë se askund nuk kanë provuar mjedra si tonat, të Srebrenicës. Shumë fusha sot shtrihen nën...

Shtëpiza në pyll

  Ndërsa me nxitim ecte nëpër pyll, poshtë çizmeve i shushurinin gjethet. Nganjëherë kërciste ndonjë guralec, dhe kjo ia ndërpriste rrjedhën e mendimeve. Frymëmarrja pas çdo hapi i bëhej më e zëshme, dhe kështu u fokusua në frymën e saj. Dhimbja shpotitëse në...