Aida Sheçiq Nezireviq
Pogaçja
Aida Sheçiq Nezireviq (Zenicë 1978) me profesion është lektore. Është fituese e çmimit Fra Grgo Martić për debutimin e saj poetik "Lutke" (2011), çmimit të Fondacionit për botueshmëri FBeH për romanin "Vraćanja" (2020), çmimit III në konkursin Write Queer (2021), çmimit II në konkursin Marija Jurić Zagorka (2022) dhe çmimit për monodramën më të mirë në festivalin rajonal Inbox (2022). Ka qenë pjesë e festivalit letrar Na pola puta (2018). Shkruan poezi, prozë, drama dhe përralla, lekturon dhe lufton për barazinë gjinore në gjuhë.
Kontakt: aida_secic@yahoo.com
Albina Idrizi
Shurdhmemecja
Albina Idrizi (1966) u diplomua për Letërsi dhe gjuhë shqipe në Prishtinë. Nga viti 2014 ishte anëtare e kryesisë e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, ndërsa prej vitit 2018 deri në vitin 2022 nënkryetare e saj. Ka botuar tri përmbledhje me poezi, dy romane dhe një përmbledhje me tregime. Për romanin “Përsëri mars” fitoi çmimin vjetor “Anton Pashku” për veprën më të mirë në prozë.
Kontakti: al.bina@live.com, www.albinaidrizi.com, Instagram: albina.idrizi
Amina Kaja
Nё fundin e filxhanit
Amina Kaja është aktiviste dhe studente e Mjekësisë së Përgjithshme në Universitetin e Prishtinës. Ajo e përfaqëson Kosovën si Ambasadore e Re Evropiane dhe njëkohësisht është Ambasadore e kampanjës ‘Blloko urrejtjen. Fal dashni.’ nga Këshilli i Evropës. Gjatë viteve ka mbledhur mbi 600 orë vullnetare me entitete si EU, USAID, UN dhe YIHR, dhe vepron me anë të artit, duke filluar nga vizatimi, piktura e dizajni grafik, deri te poezia dhe performanca. Amina shpreson që në të ardhmën ta kombinojë mjekësinë e kirurgjinë, me artin dhe aktivizmin.
Instagram: @aminakaja.ak, Facebook: amina.kaja.77
Ana Jugo
Skica nga jeta e një refugjati
Ana Jugo ka lindur në vitin 1988 në Sarajevë. Dashurinë e saj për letërsi e ka zhvilluar që në fëmijërinë e hershme, dhe poezitë dhe esetë e saj janë botuar rregullisht në gazetën e shkollës. Gjatë studimeve, ka marrë pjesë në shkëmbime të shumta studentore, ku ka zbuluar pasionin për udhëtimet dhe interesin për çështjet sociale dhe aktivizmin. Ka jetuar në disa shtete në dy kontinente, gjë që i ka dhënë formë botëkuptimeve të saj dhe i ka shërbyer si frymëzim për shkrimet e saj. Është fituese e disa çmimeve për poezi dhe tregime të shkurtra.
Ana Kutlesha
Ndërrimi i qimeve
Ana Kutlesha (Rijeka, 1985) është historiane e artit dhe kuratore nga Zagrebi. Është anëtare e kolektivit kuratorial BLOK, që i kushtohet produksionit, edukimit dhe kërkimit në fushën e artit të angazhuar shoqëror. Është autore e disa teksteve kërkimore, ndërsa kritikat, esetë dhe reportazhet e saj janë publikuar në media të ndryshme vendore. Ka ndjekur punëtoritë për tregime të shkurtra në Qendrën për Shkrim Kreativ dhe në klubin Booksa, dhe tregimi i saj "Redukcije" është përfshirë në përmbledhjen "Dekameron 2020: priče iz karantene" (ur. Cerovac/Kurilić/Mežnarić, vlastita naklada).
Andrea Hribar Livada
Vogëlushja
Andrea Hribar Livada ka lindur në vitin 1976 në Zagreb. Shkrimet e saj të para janë botuar në revistën Kana të botuar nga Kršćanske sadašnjosti, ku ajo ka bashkëpunuar edhe si redaktore e rubrikës për të rinj. Poezitë dhe tregimet e saj për fëmijë janë botuar në revistat për fëmijë Radost dhe Zvrk. Në redaksinë e revistës Zvrk ka punuar në vitin 1997 deri në vitin 1998, dhe po atë vit është botuar librin me ilustrime Dar svetoga Nikole nga Teovizija. Ishte themeluese dhe kryeredaktore e revistës për vajza Luna, e cila doli nga viti 2009 deri në vitin 2010, dhe i revistës për shtatzënat dhe prindërit, Mamino sunce, e cila botohet që nga viti 2004 e deri sot e kësaj dite.
Kontakt: andrea@optimamedia.hr
Anica Marceliq
Kafja me Jelenën
Anica Marceliq ka lindur në Riçice në vitin 1955. Shkollimin për hoteleri dhe turizëm e kreu në Zagreb, ku e zhvillon veprimtarinë e saj. Shkrimit të tregimeve të shkurtra i rikthehet në vitin 2018, pas një pauze të gjatë. Publikon në revista të ndryshme dhe në faqet e internetit. Herë pas here merr pjesë në konkurse letrare, ku shpesh është ndër finalistet, ndonjëherë edhe shpërblehet. Tregimet e saj të shkurtra janë përfshirë në disa përmbledhje.
Kontakt: anica.marcelic@gmail.com
Ante Storiq
Toka e lumturisë
Ante Storiq jeton dhe punon në Shibenik, ku ka lindur në vitin 2019. Është autor i tregimeve të shkurtra, filmave artistikë të shkurtër, dokumentarëve, videoklipeve dhe poezisë rap. Kjo është pjesëmarrja e tij e dytë në konkursin Biber.
Kontakt: ante.storic@gmail.com
Drazhana Markoviq Kreziq
Graho
Drazhana Markoviq Kreziq ka lindur në vitin 1956 në Mostar. Fëmijërinë e ka kaluar në Duvno, sot Tomislavgrad, dhe atë e konsideron si vendlindjen e saj. Ka mbaruar studimet për arkitekturë në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanizmit në Sarajevë. Si arkitekte ka punuar në Mostar, Duvno, Hamburg, Graz, Samobor dhe Zagreb. Është nënë e dy vajzave të rritura. Është luftëtare për të drejtat e grave dhe barazinë për të gjithë. Sot jeton dhe punon në Zagreb dhe Mostar. Duke u rritur në Duvno, atëbotë qytet i vogël kufitar në trekëndëshin mes Bosnjës e Hercegovinës dhe Dalmacisë, ra në dashuri me librat.
Dubravka Tintor
Gjyshja ime Anica
Dubravka Tintor ka lindur në Rijekë në vitin 1987. Në vitin 2014 mbaron studimet për aktrim në Akademinë e Arteve në Novi Sad dhe merr titullin Master i Artit Dramatik dhe Audiovizual. Në vitin 2016 përfundon programin e formimit profesional në Teatrin e Kukullave të Qytetit Rijeka. Është anëtare e Shoqatës Kroate të Artistëve Dramatikë. Në vitin 2021 boton përmbledhjen "Vezali smo želje u šarene krpice" (botuar nga Redak, Split) ku së bashku me poezinë nënshkruan edhe ilustrimet dhe dizajnin e kopertinës. Poezitë e saj të reja botohen në Buletinin Letrar Ballkanik në vitin 2019.
Kontakt: dubitintor@gmail.com
Dushan Radakoviq
Morrat
Dushan Radakoviq ka lindur në vitin 1968 në Zrenjanin. Shkruan tregime.
Ena Katarina Haler
Kur hyj në shtëpi, e fik dritën
Ena Katarina Haler ka lindur në vitin 1996 në Osijek, Kroaci. Në vitin 2019 ka botuar romanin "Nadohvat", për të cilin mori çmimet "Ksaver Šandor Gjalski", për veprën më të mirë në prozë, si dhe çmimin "Josip i Ivan Kozarac", për librin e vitit. Aktualisht është duke përfunduar temën e saj të diplomës në Fakultetin e Arkitekturës në Zagreb. Punon si gazetare kulturore, shkruan kritikë letrare dhe ese.
Kontakt: enakatarina.haler@gmail.com
Ernad Osmiq
Konkluzionet nga takimi i bashkësisë lokale ku nuk ka pasur abstenime
Ernad Osmiq ka lindur më 30 shtator 1989 në Bërçko. Nga viti 1992 deri në vitin 1999 ka jetuar në Hamburg. Pasi u kthye në Bosnje e Hercegovinë, mbaroi shkollën e mesme në Bërçko, dhe në vitin 2012 studimet e Gjuhës dhe Letërisisë Boshnjake në Fakultetin Filozofik në Tuzla. Në vitin 2014 bëhet magjistër i kësaj fushe. Ka botuar dy libra me poezi: "Inat jezika" (2016) dhe "Bosanski robot" (2018). Punon si mësues i gjuhës dhe letërsisë boshnjake në Bërçko.
Goran Jankoviq
Rrëfimi i plotë, e njeriu…
Goran Jankoviq ka lindur në vitin 1959 në Zenicë. Ka diplomuar për Filozofi dhe Letërsi të Përgjithshme në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Sarajevës. Që nga lufta, jeton në Lubjanë, ku në KUD France Prešeren themeloi dhe drejtoi biznesin e botimeve për dy dekada me radhë. Përkthen nga sllovenishtja. Kohë pas kohe paraqitet edhe në revista rajonale. Librat: 1993 romani "Riječ-dvije o Petroniju"; 1995 "O prostim stvarima – forma emigrantica"; 1997 haiku "Dok oblaci promiču"; 2013 romani "Događaj na brdu iznad puta"; 2001 "Antologija kratke priče ex YU" (1990-2000).
Kontakt: rudolf@kud-fp.si
Lana Bunjevac
Rrokaqielli i kuq
Lana Bunjevac është gazetare e pavarur nga Zagrebi, ndërsa për një kohë të gjatë ka qenë gazetare në Jutarnji list dhe Globus, si dhe gazetare dhe lektore e portalit muzikor Muzika.hr. Ka diplomuar për Sociologji në Fakultetin e Filozofisë, dhe Gazetari në Fakultetin e Shkencave Politike në Zagreb, ndërsa ka magjistruar në Sociologji dhe Antropologji Sociale në Universitetin e Evropës Qendrore në Budapest. Është anëtare e Shoqatës Kroate të Kritikëve të Filmit. Ka botuar një kapitull në librin "Svijet jazza - Od Adorna do Johna Zorna". Shkruan përditë, edhe kur nuk publikon.
Lidija Dedush
Fertik
Lidija Dedush ka lindur në vitin 1977. Ka shkruar tri përmbledhje me poezi dhe një dramë, dhe është duke punuar për një roman dhe një përmbledhje me prozë të shkurtër. Për poezi është shpërblyer tri herë, ndërsa tekstet e saj janë përkthyer në anglishte, frëngjishte, maqedonishte, lituanishte dhe greqishte dhe janë botuar nëpër revista në Kroaci, rajon dhe botë. Për tekstin më të mirë dramatik bashkëkohor, në vitin 2022 ka marrë shpërblimin e Teatrit Kombëtar Kroat në Zagreb. Është anëtare e Shoqatës Kroate të Shkrimtarëve. Jeton me dy mace, punon dhe shkruan në Varazhdin.
Kontakt: dollutkica@gmail.com, Facebook: erzsebethorko
Millosh Perishiq
Fjalët
Millosh Perishiq (1992) është nga Arangjelovaci. Ka studiuar letërsi në Beograd. Prej vitesh ka jetuar në Romë dhe Amsterdam, ndërsa në Serbi kthehet në vitin 2021, kur fillon të shkruajë për revistën LGBT Optimist. Një vit më vonë, me tregimin "Boršč", fiton vendin e tretë në konkursin për çmimin Miodrag Borisavljević, ndërsa me tregimin "Rutava Mara" merr çmimin Leposava Mijušković për tregimin më të mirë me temë LGBT. Po atë vit, "Rutava Mara" lexohet në programin "Putevi proze" në Radio Beograd. "Boršč", "Rutava Mara" dhe "Reči" janë pjesë të dy romaneve të pabotuara për të cilat ai kërkon botues.
Instagram: soul_rodeo
Naida Mujkiq
Biskota e fatit
Naida Mujkiq ka lindur në Doboj (BeH) në vitin 1984. Është fituese e çmimit të parë të ngjarjes letrare dhe kulturore Slovo Gorčina në Stoc: çmimi Mak Dizdar për poetin e ri për përmbledhjen e parë të poezive të pabotuara, 2006. Ka marrë pjesë në disa festivale letrare ndërkombëtare. Poezia e saj është përkthyer në disa gjuhë dhe është botuar në revista letrare dhe antologji në mbarë botën. Ka mbaruar doktoraturën në fushën e letërsisë. Ka botuar shtatë libra me poezi. Është anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Bosnjës e Hercegovinës, si dhe e Qendrës PEN të Bosnjës e Hercegovinës. Aktualisht shkruan kolumnë për Publishers Weekly në Sharjah.
Sanja Muçkajeva Vidanovska
Emrin e kam nënë
Sanja Muçkajeva Vidanovska, ka lindur më 12.05.1967 në Manastir. Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në Manastir, diplomoi në Fakultetin e Pylltarisë në Shkup, ndërsa magjistroi në degën Menaxhmenti në Arsim. Romane të publikuara: “Mëkatarët”, “Mëkatarët-2”, “Biruca”, “Pesë rrëfimet”, “Poezi për hënën” – përmbledhje poezish, “Udhëkryqet e nëntorit” dhe “Edhe zotërat kanë internet”. Romani “Udhëkryqet e nëntorit” është përkthyer dhe publikuar në Republikën e Turqisë. Tregimet e saj janë përkthyer dhe publikuar në Rusi. Është pjesëmarrëse në antologji në maqedonishte, greqishte, bullgarishte, serbishte dhe italishte.
Kontakt: sanjamuchkaeva@yahoo.com , Facebook: sanja.muchkajevavidanovska
Senad Jusiq
Vorbullat
Senad Jusiq është artist joformal. Ka lindur, punon dhe jeton në Bugojno. Me profesion është teknik elektrik, i angazhuar shoqërisht me inercion, kultivon idenë e lirisë, së vërtetës dhe rebelimit. Prozaist dhe poet, provon veten edhe në muzikë. Ka botuar dy libra, prozën dokumentare "Posljednji napad Prve čete" dhe përmbledhjen satirike "Smrt općinskog vijećnika i druge jezive priče". Shkruan kolona dhe komente në portale, reciton nëpër tavolina. Disa nga tregimet dhe poezitë janë përfshirë në përmbledhje rajonale.
Kontakt: gornjikopcic@gmail.com
Sllagjana Nina Perkoviq
Diçka e errët që mami mban në vete
Sllagjana Nina Perkoviq ka lindur më 1981 në Banja Llukë. Ka diplomuar për Gazetari në Universitetin e Banja Llukës dhe Komunikim Politik në Sorbonë. Ka punuar si gazetare për media të shumta evropiane, si dhe në ish-Jugosllavi. Është autore e përmbledhjes me tregime "Kuhanje" (2017 ) dhe romanit "U jarku" (2020) i cili ka hyrë në përzgjedhjen e gjerë për shpërblimin e NIN-it, dhe shpërblimin rajonal Meša Selimović, ndërsa në vitin 2022 ka marrë edhe vlerësimin e veçantë të jurisë së Çmimit Evropian për Letërsi. Sllagjana jeton, punon dhe shkruan në Banja Llukë e Paris.
Sërgjan Mileviq
Lufta është fjalë e pahijshme
Sërgjan Mileviq (1985) është filolog i diplomuar i letërsisë së përgjithshme dhe teorisë së letërsisë dhe magjistër i menaxhimit kulturor. Është i angazhuar në projekte në fushën e të drejtave të njeriut dhe pajtimit. Tregimet e tij janë vlerësuar në konkurset rajonale në Zagreb, Banja Llukë, Beograd, Nish... Tregimi "Ja, dželat" është vlerësuar me çmimin e dytë në Festivalin Evropian të Tregimit të Shkurtër 2017. Në projektin Write the Change ishte mentor i shkrimit kreativ për të rinjtë nga rajoni. Përmbledhjen e parë me tregime "Svima nam je prvi put" e boton në vitin 2019. Jeton dhe punon në Beograd.
Tena Lonçareviq
Kafe, komshike
Tena Lonçareviq ka lindur në vitin 1978 në Vinkovci. Është profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë kroate, jeton dhe punon në Zhupanja. Tekstet e saj i ka botuar në portale të ndryshme në internet dhe në revista. Në shtëpinë botuese Ogranka Matice hrvatske në Vinkovci në vitin 2020 boton përmbledhjen me tregime të shkurtra "Nijemi monolozi". E do familjen e saj, fjalët, fotografinë dhe qenin.
Vasilije Peroviq
Përmasa e zotit… separat
Vasilije Peroviq ka lindur në vitin 1951 në Riga (Letoni) nga nëna ukrainase dhe babai malazez. Gjatë studimeve ka punuar në klubin e famshëm studentor të Beogradit KST dhe në gazetën Student si dizajner grafik, karikaturist, skenarist dhe skenograf. Pas një karriere profesionale si menaxher projekti, në vitin 1997 në Kiev themeloi LFG-në, studion e dizajnit të enterierit dhe dizajnit grafik, ku realizoi 52 projekte të suksesshme gjatë 20 viteve... Në vitin 2021 nisi të shkruante, dhe "Razmera boga" është një nga tregimet nga omnibusi i pabotuar i tregimeve të shkurtra LOO për gjyshen e tij Cvijeta. Jeton dhe punon në Beograd.
Kontakt: perovic.vasilije@gmail.com
Vesna Todorovska
Lotët dhembin njëjtë
Vesna Todorovska, ka lindur në vitin 1970 në Kumanovë, ku edhe jeton dhe punon. E suksesshme, si në planin privat, ashtu edhe në atë profesional. Një karrierë njëzetetrevjeçare e përmbushur me shumë trajnime dhe çmime me nxënësit. Diplomoi në vitin 1995 në grupin e Gjuhës Maqedonase në Fakultetin Filologjik. Shkruan prozë dhe poezi. Ky tregim është teksti i parë i shkruar që është publikuar. Shpreson se së shpejti do të publikojë një përmbledhje me poezi. Ajo që e udhëheq në jetë është mendimi “Ngjitu në mal, jo për të të parë bota, por që ti ta shohësh botën”.