Amina Kaja
Mami gjithmonё thotё qё nuk e ndien nevojёn pёr shёtitje, pushime luksoze ose darka tё shtrenjta. Pёr tё ёshtё e rёndёsishme vetёm koha tё cilёn e kalon me familjen – ku-ja e si-ja nuk kanё rёndёsi. Jo pёr tё. Kёshtu, lindi tradita jonё – çdo ditё, kur jemi tё gjithё nё shtёpi, cilido prej nesh bёrtet “Kush don kafe, kush çaj?” dhe sigurohet qё nё çdo qoshe tё Prishtinёs, e le mё tё dhomave, ka jehuar kjo pyetje. Ky ёshtё sinjali ynё – hajde se po mblidhemi nё kuzhinё pёr muhabet e diçka t’ambёl pёr me shti n’gojё. A kur njёri nuk duket, shkojmё ta nxjerrim nga “strofulla”, siç e quan babi, me pyetjen “Mos po don kёrkesё me shkrim?!”. Nejse, zakonisht shkon mё i vogli – jo me qejf, se. Kjo ёshtё pjesa jonё e preferuar e ditёs – copё lumturie mes punёve e provimeve.
Ajo e do shumё ballkonin tonё – para ca kohe bleu njё tavolinё, ulёse e jastёk, qё ditёve me diell tё mund tё merrnim vitaminё D. Fjalёt e saj, kёto. Ёshtё vendi i saj kryesor pёr kafen ditore.
Tani, mami qёndron e ulur, mu mbi atё jastёk jeshil qё zbut ulёsen e fortё. Para saj, kafe e hidhur turke (me alamet kajmaku, dihet!). Dy kafe tё tjera afёr tё sajёs, Neskafe 3 nё 1, sepse unё e babai gjithmonё i kishim qejf pijet mё tё ёmbla. Kohёve tё fundit, bёjmё mё pak llaf, e mё shumё shikojmё qiellin qё zgjatet mbi ne. Mami i fikson sytё nё ndonjё pikё tё largёt – sy kukulle porcelani; qelqore, me njё shkёlqim tё çuditshёm. Zhgёnjehem me veten kur ndihem falënderuese qё nuk mё shikon, por secilёn herё qё e bёn, sikur shikon pёrtej meje. Unё flas, ajo pohon me kokё, ama me lёvizje robotike. Tё ngurta. Sikur mё dёgjon, po nuk m’i percepton fjalёt nё thelbin e tyre. Ndihem si fantazmë. E kur falënderoj, edhe lutem. Ndoshta shpresoj. Nuk e di. Nuk e njoh mё kufirin mes njёrёs e tjetrёs – mё janё bёrё njё. Shpresoj se ndoshta ato re gjigante do ta thithin trishtimin nga ajo, do të fryhen, fryhen e fryyyyhen deri sa nuk lёshojnё nga duqi i tyre shi tё rёndё hidhёrimi. Ai shi do të mbushё njё lumë, e lumi do ta derdhё nё det, e ky mё tutje nё oqean. Kudo mbaroi, do ta largojё nga ne, nga ballkoni ynё, dhembjen.
Pasi filxhanёt zbrazen, e retё qё kanё pasur udhё kёtejpari kanё vazhduar kah kёsmeti i tyre, mami ngrihet dhe me duart e saj tё shpejta si vetёtimё i mbledh tё gjitha nga tavolina dhe me njё cingёrimё tё butё, i vendos nё tabakanё ngjyrё kafe. Me njё oshёtimё tё thellё pёrpiqet ta lehtёsojё shpirtin, kthehet dhe futet nё kuzhinё.
Nuk kam nevojё tё shoh se ku vete ose çfarё bёn mё tutje. Ёshtё rutinё, dhe nёse di diçka pёr rutinat, ёshtё se ato nuk e kanё pёr zemёr ndryshimin. E di qё me hapa tё ngadaltё niset kah lavamani, dhe me krahё qё dridhen lehtё e me gungё nё fyt, do ta derdhё kafen nga njёra kupё. Do ta shikojё pak se si uji rrjedhё nga rubineti dhe krijon vorbull nё sipёrfaqen gri, do ta marrё sfungjerin, do ta shkumojё, e do të fillojё pastrimin ditor tё atij porcelani tё zbehur nga pёrdorimi. Mё ka treguar, nё njё moment tanimё tё rrallё dhembshurie, se nё ato momente, mё sё shpeshti mendon pёr lutjet e saj. Si e luste tё mos shkonte, se kishte kush luftonte, bre! Le t’luftojnё ata qё kёto gjakderdhje i fillojnё! Por, gradualisht, kjo u shndёrrua nё lutje tё kishte kujdes, se nё shtёpi e prisnin katёr fёmijё e njё grua. Kjo u tranformua nё lutje tё vona, natёn, qё tё kthehej. E kjo e fundit, nё lutje pёr qetёsi. Pёr paqe.
Proces ciklik. Kafja, unё fantazmë, nёna guaskё njeriu, flluskat e bardha qё shpёrlajnё gjithçka pos mёrzisё qё njollos lёkurёn e mamit. Lutjet nё vorbullёn kafe. Thashё, rutinё. Vetёm retё ndryshojnё.
Ka kohё qё babai s’ka pirё kafe me ne. S’lodhem mё t’i them mamit se njёra gjithё ёshtё tepёr. Nuk dёgjon. Ajo pёrsёri do të vazhdojё ta pёrgatisё njё kafe mё shumё. Mendoj se ёshtё mёsuar ashtu. Pas dekadave tё kafeve ditore, muskujt veprojnё vetë. Aq di zemra – njё kafe turke, njё Neskafe. Mёngjes me diell. Mёngjes me tё. Pas dekadave martese, shenjat e tjetrit nuk zbehen lehtё, e pas dekadave dashurie, as vdekja nuk e fshin praninё e sё kaluarёs.
Mami mendon qё nuk e vёrej – si fle me duks tё babit. Nganjёherё e fus kokёn nё dhomёn e tyre – saj, dhe shoh si qёndron shtrirё, me sy xhami nё njё pikё tё murit e mendje larg, duke ledhatuar pambukun e leckosur. Mendon qё nuk e dёgjoj natёn, si sillet nёpёr korridor; jo mjaftueshёm zgjuar pёr t’u lutur, ama jo mjaftueshёm lodhur pёr tё harruar. Mendon qё nuk e shoh se si i mbulon me makiazh sytё e kuq, si buzёqesh pa humor kur vёllai e pyet se ku ёshtё babi, e si rrufit hundёt kur bёn sanduiçin pёr punё, se e di qё ajo ishte gjithmonё shprehi e babait. Mundohem t’ia lehtёsoj. E pёrcjell deri te puna – pёrndryshe tёrё rruga do t’i shkojё duke menduar si ata hapa i bёnte me dikё tjetёr. Nganjёherё futem nёn batanije me tё dhe ia mbaj dorёn – herёt na ka mёsuar se prekja e butё shёron. Atё nuk do ta shёrojё, por pёrsёri shpresoj se ia lehtёson trazirёn nё mend e turbullirёn nё gjoks.
Jeta ёshtё mizore – mё e pamёshirshme edhe se vdekja. Tё bёn tё mendosh se ke kohё, se e sotmja zgjat pёrgjithmonё, e nёse mbaron, gjithmonё ke tё nesёrmen nё maje tё gishtёrinjve. E nё luftё, janё dy anё tё njё monedhe – kurse ti, personi qё e hedh lart kah retё, nё pritje tё pёrgjigjes.
Nuk mund tё them se babai ka lёnё hapёsirё nё jetёt tona – se hapёsira nёnkupton qё ka vend pёr t’u vendosur diç tjetёr. Ai la zbrazёti – atё s’ke me çka e mbush. Zbrazёtinё e ndien nё secilёn frymё qё nxjerr, nё çdo histori qё s’e tregove, nё secilin lajm tё lumtur qё nuk pate mundёsi ta ndaje, e nё çdo provim qё kalon po nuk kishe si ta festoje – se cilado monedhё ta kujton jetёn e vdekjen.
Mami gjithmonё thoshte se po tё vdiste babi, nuk do të dinte si do t’ia bёnte. Ne gjithmonё e ndryshonim temёn me njё “Larg qoftё!” se nuk na pёlqente tё mendonim ashtu. Ajo na kundёrpёrgjigjej se njёri gjithsesi duhej tё shkonte i pari, e me shaka e buzё tё bukura nё gaz shtonte se as babi nuk do kishte ç’tё bёnte pa tё.
Po ja qё s’kishte rrugёdalje tjetёr. Mami duhej tё mёsohej tё vazhdonte jetёn pa tё. Vdekja zvarritet pas armёve, pas tё shtёnave tё luftёs. I pёshpёrit nё vesh komandantit, i qёndron mbi shtrat luftёtarit. I hap krahёt nё fushёbetejё – si strehё e vetme mes ligёsisё sё njerёzimit. Vdekja vёzhgon. Pret. Ama jo shumё, se beteja nuk kursen viktima, qofshin baballarё ose jo. Ajo ka durim, se fusha ku shkrepen topat ёshtё e etur pёr gjak, e njerёzit janё robёr tё saj – robёr tё dynjasё. Robёr qё derdhin gjak nё emёr tё ideologjive me pak kuptim kur s’janё nё letёr. Jo, nuk ёshtё jeta mizore. Ёshtё njeriu. Lufta mbjell, vdekja korr.
E sa shikoj retё pushatake si çalojnё nёpёr qiell, e sa ndiej ngrohtёsinё e dorёs sё mamit nё timen, s’mund tё mos shpresoj pёrsёri. S’mund tё mos shpresoj qё retё pёr tё fundёn herё do ta mbledhin trishtimin nga ballkoni ynё, e qё mami do të reshtë sё lari gota. I laj unё nga sot. E nganjёherё edhe do ta punёsoj mё tё voglin. Do të mёsohemi sё bashku si tё ecim pёrpara dhe me duar qё mbajnё atё tё mamit, do t’i tregojmё se si do t’ia bёjё nga kёtu e tutje.
E ndoshta, vetёm ndoshta, kёtё herё, prekja ime do ta shёrojё.
Amina Kaja
Amina Kaja është aktiviste dhe studente e Mjekësisë së Përgjithshme në Universitetin e Prishtinës. Ajo e përfaqëson Kosovën si Ambasadore e Re Evropiane dhe njëkohësisht është Ambasadore e kampanjës ‘Blloko urrejtjen. Fal dashni.’ nga Këshilli i Evropës. Gjatë viteve ka mbledhur mbi 600 orë vullnetare me entitete si EU, USAID, UN dhe YIHR, dhe vepron me anë të artit, duke filluar nga vizatimi, piktura e dizajni grafik, deri te poezia dhe performanca. Amina shpreson që në të ardhmën ta kombinojë mjekësinë e kirurgjinë, me artin dhe aktivizmin.
Instagram: @aminakaja.ak, Facebook: amina.kaja.77
ažurirano: 06/03/23