Aroma

  Ia vura emrin Ina. Nëna ime quhej Alma. Unë quhem Almina. E ajo quhet Ina. Teksa i radhis kështu emrat tanë, më duken qesharake. Sikur ndonjë gjëegjëzë. Alma Almina Ina, almaalminaina almalminaina. Përpjekje e ngathët për të arnuar jetën me emra.   Ina nuk...

Zogëzat

  Ndërsa afrohet mbrëmja, unë nisem drejt bregut. Në palltën e rëndë ngjyrë hiri, me esharp të zi dhe kapelë të kuqe, me hapa gjigantë shkoj drejt lumit i cili thuajse çdo çast do të vërshojë. E nëse ndodh kjo, do të detyrohemi të jetojmë në barka, që mbase nuk...

Ikona e Shën Jovanit

  Dhoma e tij gjendet në pjesën e shtëpisë që shikon drejt oborrit tjetër. Kjo është pjesa më e largët e shtëpisë dhe kjo është mirë. Kalojnë ditë e net pa e dëgjuar. Atëherë në paqe mund të shikoj TV ose të fle. TV-së, për çdo rast, ia ngre volumin. Mbrëmjeve...

Deti

  Çdo mëngjes ujit kopshtin prapa shtëpisë. Prapa kapakëve të mbyllur të dritares dëgjoj hapat e saj, shputat e rënda me të cilat trazon freskinë rrezatuese të mëngjesit, hapat e saj të rëndë. Çdo mëngjes ajo trazon qetësinë e fillimit të ditës së re. E di se e...

Jeleku

  Jeleku nga jashtë është i zi, përpara nga pëlhura e ashpër, kadife, mbrapa nga pëlhura e butë, e shkëlqyer. Brenda në sfondin e hirtë, mbase dikur të bardhë, vija vertikale të holla, hiri të errët, të zeza dhe të kuqe pothuajse të zverdhura. Ka nga dy xhepa të...

Si u bë Dado pemë

  Duke i shkuar pas asaj se guri më i rëndë peshon në vend të vetin, edhe Dado sa herë që kthehej vinte në qytetin e lindjes. Shëtitja nëpër rrugët e njohura kurrë nuk i bëhej e mërzitshme, shikonte vitrinat si fëmijë i dikurshëm, vështronte me kurreshtje lokalet...

Mos fol keq për të vdekurit!

  Nga shporta me vezë jetonim një familje pesëanëtarëshe, shtatë ditë. Më parë, kur fjala ‘falimentim’ filloi të bëhej një term kapital dhe prona shtetërore kaloi në atë private, këtë shportë e harxhoja për më pak se një orë, duke e goditur ndërtesën nga e cila...

Pastruesi i luftës

  Toti e thithi avullin e çajit me fruta pylli dhe psherëtiu zëshëm që të mundë ta dëgjojë e gjithë bota. E futi kekun deri në gjysmë në çaj dhe në mënyrë pedante e thithi nën mustaqe, duke e shkrirë për një minutë, njëzet e një sekonda dhe dhjetë milisekonda....

Qeni i madh i verdhë

  – Heeej, Gjorgjooo! Dikush o e thirri o iu duk. Mbase dikush nga të tijtë, të ikur përtej Drinës, në këtë çast përmendi emrin e tij, e emri telepatikisht i jehoi në vesh ndërsa ai përpëlitej si t’i përgjigjej asaj cijatjeje e të mos hynte në gjynah. Nuk po ia...

Pas aport

  Atë ditë iu duk shumë i vjetër. E tërë fytyra sikur i ishte shpërngulur poshtë. Nxirrte disa letra, pinte duhan dhe hiri i binte anembanë banesës, si borë. Pronari i saj Bojkov kishte të drejtë – njeriu i cili jeton me qen i ngjan kafshës së tij, madje edhe...

Antifada

  Tash Shlomo është vetëm dhe pret në terr. Në fillim ishin dhjetë. Erdhën në kolonë nga tubi i zbrazët i kanalizimit. Në fund të rrugës u doli kapaku prej plastike. E kafshuan me ndërrime, derisa nuk u dorëzua dhe me shpërthim kërceu në barkun e errët të...

Beteja me mëngjes

  Kur kokrrat prekin tokën, të gjithë sulen. “Ata dëgjojnë ushqimin, eh. Shtazë të mençura. Dhe kurrë nuk e kam lënë Borën t’i presë, por vetë, e di ku duhet futur thika. Nuk ndiejnë asgjë, vetëm i djeg. Aq sa duhet”. Zhivka lëpin mollën si të qe kockë, dhe...

Mysafiri

  Dëgjon hapa në tarracë, pastaj përplasjen e derës së hyrjes. Merisha vazhdon ta shtrëngojë në dorën e djathtë mbretëreshën e bardhë të shahut të gdhendur me dru abanozi, në të majtën shaminë e kuqe të mëndafshtë të cilën e ka nxjerrë nga kutia e shahut bashkë...

Trekëndëshi

  I. E pranoj, kurrë s’e kam dashur nënën e tij. Në fillim më mbushte me tërbim, pastaj me neveri. Ashtu trupmadhe, me dhjamin që i tundej sa andej këndej, ma çonte mallin e shpuzës së kuzhinës të rënduar nga teprica e ujit. Zërin e kishte gërryes, gjithmonë më...

Shkëmbimi

  Shikoj nga lart se si ma shqelmojnë kokën e këputur. Dehen, shqelmojnë, gjuajnë në ajër. Më dhimbsen zogjtë më shumë se vetja. Mua këtu gjë s’më mungon, as ajo kokë që e mbaja e që më udhëhiqte. Atje nga shkoj, mundem edhe i pakokë. Por, nuk do të nisem ende,...

Tovarnik

  Zërat që gumëzhijnë prapa llambave elektrike ia prishin gjumin ashtu siç predhat e shpojnë Halepin. Pa paralajmërim, nën tokë dhe me cak, derisa e prekin, kinse vjedhurazi. Trupi bashkë me dyshemenë i dridhet, e mermeri poshtë saj pëshpërit: bie shi, Ajshe e...

Vjedhësi

  Jurumleri, 2019. Në shtëpinë e familjes Ristovski në mëngjes gjithmonë vinte erë e mirë. Nga kuzhina vinin erëra piteje, petullash apo lakrori. Fajtorja për këtë gjë, këtë mëngjes u përball me veprën e saj. Ngjyra e verdhë-e artë i buzëqeshej gruas me faqe të...

Bora

  Stojadini ynë jeshil mbeti me surrat në borë. Orhani ishte nervoz dhe kundrejt thumbimit tim këmbëngulës përsëriste të njëjtën gjë: „Lërmë oj grua, e zgjidh unë këtë punë“. Dola dhe e ndeza. Rreth meje shkëlqente veç bardhësia. Orhani provonte diçka, me duar e...

Pederët

  I   Leksioni i parë i rrëzimit: Duart nuk të shpëtojnë.   Zilja e metaltë e shkollës u drodh dhe e dërrmoi qetësinë. Ajri mbushet me zhurmën e fëmijëve të cilët dalin nga shkolla, ulërimat e tyre ngrihen në qiell dhe gërshetohen me thyerjen e xhamave sipër...

Dreqi e marrtë

  „Dreqi të marrtë!“ – jehoi përnjëherë peroni. Zë gruaje. Nuk ishte zë i lartë, por mjaftonte të depërtonte në gjuhën e ngjeshur gjermane e cila e mbushte ajrin. Ai u kthye në drejtim të mallkimit. Vajza u përkul të merrte dy fleta të cilat i kishin rënë nga...