Abid Jariq
Në humnerën e shpirtit
Abid Jariq lindi në vitin në Duvno, BeH, në vitin 1950. Mbaroi Fakultetin Filozofik në Zarë. Nga viti 1997 jeton në Zenicë ku punon si profesor në gjimnaz në të cilin është edhe drejtor. Është autor i punimeve të shquara nga fusha e gjuhës, letërsisë dhe praktikës pedagogjike. Mori pjesë në një numër përmbledhjesh me tregime të shkurtra. Është autor i katër librave: "Podgradinske priče", "Velika propunta" (roman), "Bijelo na crno" (kolumna, artikuj dhe komente) dhe "Čovjek u vidokrugu" (tregime).
Është fitues i shumë shpërblimeve (Naša riječ, Ulaznica, Susreti Zija Dizdarević, Simha Kabiljo, Milutin Alempijević, etj.).
Kontakti: jaric.abid@yahoo.com
Afrim Demiri
Drita e ftohtë
Afrim Demiri lindi në vitin 1960 në fshatin Sazli, në Ferizaj. Me letërsi filloi të merret në vitet e 80-ta, duke shkruar poezi, tregime të shkurtra dhe reportazhe. Disa herë punimet e tij u shpërblyen në konkurse të ndryshme. Më 1994 klubi letrar De Rada e botoi përmbledhjen e tij me poezi "Fjongo e zezë". Në periudhën 1997-2015 ka botuar shkrime publicistike si korrespodent i gazetës Koha ditore. Në vitin 2003 e mori shpërblimin Korrespodent i vitit, nga Shoqata e Gazetarëve të Kosovës. Gjithashtu, ishte bashkëthemelues i gazetës lokale Ferpress dhe redaktor i informacionit në TV Tema.
Kontakti: af_demiri@hotmail.com
Aida Sheçiq Nezireviq
Bora
Aida Sheçiq Neziroviq (1978) me profesion është lektore e gjuhëve jugosllave. Botoi përmbledhjen me poezi "Lutke" për të cilën në vitin 2011 mori çmimin e Fondacionit Fra Grgo Martiq për librin e parë më të mirë me poezi. Për poezi dhe tregime mori shpërblime në rajon dhe më gjerë (Spanjë, Francë). Tregimi i saj „Silvijina priča“, është pjesë e librit (të pabotuar) Lapis Histriae 2019. Shkruan edhe për fëmijë. Në vitin 2012 mori pjesë në Ditët e Poezisë së Sarajevës, ndërsa në vitin 2018 ishte pjesë e festivalit të poezisë „Na pola puta“, në Uzhicë, Serbi.
www.aidasecic.wordpress.com
Aneta Tasevska Petrushevska
Vjedhësi
Aneta Tasevska Petrushevska lindi në vitin 1983 në Shkup. Fëmijërinë e kaloi në vendlindjen Sopisht, vend ky i cili përgjithmonë do të mbetet frymëzimi i saj më i madh. Shkollën e mesme e kryeu në SHM „Vllado Tasevski“, drejtimi – teknik për komunikacionin PTT, ndërsa diplomoi në Fakultetin Elektroteknik në Universitetin „Sh. Cirili dhe Metodi“ – Shkup, si inxhiniere e elektroteknikës dhe teknologjive informatike. Sot punon si inxhiniere. Shkruan poezi dhe prozë. Libri i adhuruar i saj është "Mali i pestë" nga Paolo Kuelo.
Ante Storiq
Vera
Ante Storiq lindi në Shibenik, ku jeton dhe vepron. Diplomoi në Akademinë e Arteve të Dramës në Zagreb. Është autor i dhjetëra spoteve muzikore, filmave të shkurtër dhe një filmi dokumentar. Një tregim i tij të shkurtër u përfshi në përmbledhjen "Priča se (p)o gradu".
Kontakti: ante.storic@gmail.com.
Besa Kalaja
Nën hije
Besa Kalaja. Kam lindur në Prishtinë, ku i kam kryer studimet për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Disa vite gazetare në fushën kundër korrupsionit. Hulumtimet e realizuara janë publikuar edhe në disa medie të huaja si Osservatorio Balcani i Caucaso, Le Courrier des Balkans. Fituese e disa çmimeve në fushën e gazetarisë, si ato kundër korrupsionit, në fushën e të drejtave të njeriut dhe kundër varfërisë. Redaktimi, lekturimi dhe realizimi i disa hulumtimeve për organizata dhe medie të tjera në Kosovë. Disa prej tregimeve të shkurta janë botuar në portalet vendore për kulturë.
Bojan Todoroviq
Karikaturisti
Bojan Todoroviq lindi më 19.11.1992 në Shabac. Mori pjesë në përmbledhjet letrare "Na ulici gaze bose ljude" dhe "Sanjatorijum" në kuadër të projekteve të Punëtorisë së Shkrimit Kreativ të organizuar nga CK13 në Novi Sad, si dhe nëpër portale të ndryshme letrare (Strane, Eckermann, Rez...). Dorëshkrimi i tij poetik "Čarli ose (dobri dečaci loših država)" mori çmimet Milutin Bojiq dhe Prvenac. Përmbledhja u botua nga fundi i vitit 2016. Bojani jeton dhe punon në Novi Sad.
bojantodorovic.tumblr.com
instagram.com/bojancharlie
Bojana Babiq
Askush s’e bën si ata
Bojana Babiq lindi në Pançevë në vitin 1990. Mbaroi studimet themelore të dramaturgjisë në Beograd dhe studimet master të filmit në universitetet në Portugali, Skoci dhe Estoni. Shkruan prozë, skenare të filmave dhe drama. Ka botuar tregime të shkurtra në përmbledhjen siç është "Rukopisi" dhe "Odakle zovem", është shpërblyer në konkurse Ulaznica 2013 dhe Stevan Sremac 2015. Jeton dhe punon në Talin.
Dimitrije Bukviq
Bëhu burrë, mbytmë
Dimitrije Bukviq , lindi në Beograd në vitin 1985. Është sociolog, gazetar dhe shkrimtar. Tregimet i botoi në Serbi, BeH, Mal të Zi e Kroaci. Është fitues i festivalit të shkrimtarëve të rinj Srpsko pero, fitues i konkursit të Bibliotekës Kombëtare Bor, dhe i konkursit Miodrag Borisavljević. Është autor i përmbledhjes me tregime "Svaka dobija" (Partizanska knjiga, 2017) dhe veprave publicistike "Kafanološki astal / Karirani stolnjak" (meDragolub B. Gjorgjeviqi, 2014) dhe "Šezdeset osma – pedeset godina posle" (2018). Pas përmbledhjes Biber me pompozitet mund ta paraqesë veten: është përkthyer në shumicën e gjuhëve të rajonit. Dhe ja, e tha pikërisht këtë.
Kontakti: dimitrije.bukvic@gmail.com
Dragana Rangjeloviq
Objektivi
Dragana Rangjeloviq lindi në vitin 1979 në Qupri. Mbaroi studimet themelore dhe master në Fakultetin Filologjik në Beograd, dega e letërsisë dhe gjuhës serbe me letërsinë e përgjithshme. Përveç teksteve profesionale nga fusha e kritikës letrare dhe metodikës së mësimdhënies, ajo shkruan edhe poezi për fëmijë në revistën Gorocvet.
Tregimet e saj janë botuar nëpër revista elektronike, në revistën letrare si Koraci si dhe në përmbledhjet Beležnica, Kako sam ubio ljubav, Crte i reze 5 dhe Nušićijada. Jeton dhe punon si profesoreshë e gjuhës serbe në Despotovc.
Kontakti: draganasrp@gmail.com
Ernad Osmiq
Dreqi e marrtë
Ernad Osmiq lindi në vitin 1989 në Bërçko (BeH). Në vitin 1992 u shpërngul me familje në Hamburg (Gjermani) ndërsa në qytetin e tij të lindjes u kthye në vitin 1999 dhe dikur më vonë filloi të shkruajë. Ai botoi dy përmbledhje me poezi: "Inat jezika" dhe "Bosanski robot". Ka një vajzë. Ajo quhet Lejla.
https://ernadosmic.blogspot.com/
Gabrijel Deliq
Lajmërohu, hiqe mërzinë
Gabrijel Deliq lindi më 14 maj 1998 në Zagreb. Tregimi i botuar në këtë përmbledhje është njëkohësisht edhe tregimi i tij i parë i botuar, por sigurisht jo edhe i fundit. Beson se ai dhe Biber do të takohen edhe në vitin 2021, kur do të hapet konkursi i ri.
Gordana Stojanoska
Shtatë xixëllonjat e rrugës
Gordana Stojanoska lindi më 14.05.1969 në Manastir. Është doktore e shkencave sociologjike dhe punon si profesoreshë e asocuar në Fakultetin Pedagogjik, Universiteti „Sh. Kliment Ohridski“ – Manastir. Është autore e librave me poezi: "Fjalë për fjalë", si bashkautore me Zllatko Zhoglevin dhe Daniela Andonovska-Trajkovskën, dhe "Poema mbi margjinat", si bashkautore me Daniela Andonovska-Trajkovskën. Është fituese e çmimeve Nosside XXVII, 2011, Itali, dhe Vlladimir Kostov 2014 dhe është laureate e çmimit Grigor Përliçev, për poemë më të mirë për vitin 2017, Qendra e Kulturës „Grigor Përliçev“ – Ohër.
Kontakti: gorde969@hotmail.com
Imer Topanica
Gjashtë
Imer Topanica është i njohur si poet dhe prozator. Autori i dy librave (romani "Udhëtarët", Princi, Tiranë 2013; dhe përmbledhjes me poezi "Tufë drite", Rrokullia, Prishtinë 2014); ka vite që e ushtron edhe zejen e gazetarit. Cikle me poezi e tregime i janë publikuar në revistat letrare të mirënjohura si: Jeta e Re, Verbi, Ilz, Akademia, Oaza etj. Është në pritje të publikimit të librit të tretë me radhë, përmbledhjes me poezi "Shënime të pamjaftueshme".
Kontakti: i.topanica@gmail.com, www.facebook.com/imer.topanica
Isidora Petroviq
Terapia
Isidora Petroviq lindi në Beograd në vitin 1976. Pasi mbaroi gjimnazin e regjistroi Fakultetin e biologjisë ku, disa vjet më vonë, e mori titullin e doktorit të shkencës në fushën e biologjisë molekulare. Ajo hulumton jetën edhe profesionalisht edhe privatisht. Tregimet e shkurtra dhe poezitë i botoi në përmbledhjet si Izgleda da će jugo, Reci ko te je ubio Gea (Ars Antibari, Bar), Moć reči (Kreativno pisanje, Beograd). Duhet të jetë në vend të duhur dhe në kohë të duhur, përndryshe nuk do të kishte kuptim.
Kontakti: silibgd@gmail.com
Luiza Bouharaoua
Pederët
Luiza Bouharaoua lindi në vitin në Split, sot jeton në Zagreb, ku punon si punëtore e kulturës, përkthyese dhe shkrimtare. Është themeluese e Shoqatës për Promovimin e Letërsisë dhe Kulturës Skribonauti. Tregimet e saj janë publikuar në përmbledhjen rajonale Izvan koridora – tregimi më i mirë i shkurtër, dhe në antologjinë e prozës së re kroate Bez vrata, bez kucanja. Është fituese e çmimit Ulaznica si dhe e çmimit Prozak për dorëshkrimin më të mirë të pabotuar të autorëve deri në 35 vjeç. Në vitin 2019 ajo botoi librin e saj të parë me tregime "Jesmo li to bili mi" (Jesenski&Turk).
Kontakti: instagram.com/luizabou/
Manja Veliçkovska
Mirë e ke
Manja Veliçkovska (Shkup, 1995) diplomoi në Letërsi të Përgjithshme dhe Krahasuese në Fakultetin Filologjik „Bllazhe Koneski“ në Universitetin „Sh. Cirili dhe Metodi“ në Shkup. Për momentin ndjek studimet e magjistraturës në Programin Estetika të Institutit për Filozofi në këtë universitet. Tani punon si asistente projekti në Koalicionin MARGJINAT. Është pjesë e ekipit të grupit rajonal joformal „Lexueset e rebeluara“, ndërsa në kohë të lirë shkruan prozë dhe kritikë letrare.
Kontakti: manjavelickovska6@gmail.com
Mario Merxhan
Takimi
Mario Merxhan lindi në Zagreb në vitin 1993. Pas mbarimit të gjimnazit e regjistroi fakultetin juridik në Zagreb ku diplomoi në të drejtën administrative. Është autor i filmave të shkurtër me të cilët mori pjesë në disa festivale dhe revy në Kroaci dhe më gjerë. Filmi i tij i parë është "Udaljeni glasovi" (2016.), ndërsa "Kratki izlet" (2017) është filmi i tij i dytë. "Buđenje u strahu" (2018) është filmi i tij i tretë, dhe njëkohësisht filmi i parë me metrazh të mesëm. Përveç regjisë, shkruan tregime të shkurtra, skenare dhe poezi.
Kontakti: mario.merdzan@gmail.com
Milana Gajoviq
Gremina
Milana Gajoviq ka mbaruar studimet themelore në Degën e Gjuhës Serbe dhe Letërsisë Jugosllave në Nikshiq, ndërsa studimet e magjistraturës në Fakultetin Filologjik në Beograd, ku është doktorante. Është bursiste e Matica srpska – Shoqatë e anëtarëve në Mal të Zi. Poezitë e saj janë botuar në Vesna, revistë e Fakultetit Filologjik në Beograd.
Monika Herceg
Koka
Monika Herceg lindi në vitin 1990 në Sisak. Çmimin Goran për poetë të rinj për dorëshkrimin "Početne koordinate" e mori më 2017. Libri u botua në vitin 2018, dhe mori çmimin Kvirinova nagrada për poetë të rinj, çmimin Fran Galoviq për veprën më të mirë letrare me temën e atdheut dhe/apo identitetit, çmimin Slaviq për veprën e parë 2018, dhe çmimin ndërkombëtar Mostovi struge. Në vitin 2018 mori çmimin Na vrh jezika për dorëshkrimin më të mirë të pabotuar, ndërsa libri "Lovostaj" u botua më 2019.
Nikola Petroviq
Shpëtimi i hardhucës
Nikola Petroviq, lindi në Beograd në vitin 1978. Prozën dhe esetë kritike i boton në revista, përmbledhje dhe në portale letrare. Është fitues i çmimit të Festivalit të Poezisë dhe Librit të Beogradit Trgni se! Poezija! 2019 për përmbledhjen me poezi "Papir brzo gori" (Treći trg, 2019).
Kontakti: nikolinmail@gmail.com
Faqja autoriale e Goodreads: https://www.goodreads.com/author/show/4844539.Nikola_Petrovic
Slagjana Nina Perkoviq
Unaza
Slagjana Nina Perkoviq lindi në vitin 1981 në Banjallukë. Mbaroi gazetarinë në Universitetin e Banjallukës dhe komunikimin politik në Sorbonë. Është autore e përmbledhjes me poezi "Kuhanje" dhe romanit "U jarku". Jeton, punon dhe shkruan në relacionin Banjallukë – Paris.
http://www.sladjanaperkovic.com/
Stefan Slavkoviq
Tovarnik
Stefan Slavkoviq lindi në vitin 1986 në Beograd. Është prind dhe bashkëshort. Është fitues i çmimit Danilo Kiš për punimin më të mirë të magjistraturës nga fusha e Letërsisë së Përgjithshme dhe Teorisë së Letërsisë. Është gazetar i së përjavshmes NIN, revistës Liceulice dhe buletinit Kolega. Luan në daulle, por nuk është daullexhi.
Tamara Kovaçeviq
Ti me satër, unë me satër
Tamara Kovaçeviq lindi në Beograd. Pas karrierave të shkurtra e përmbajtësore të përkthyeses së kopjeve pirate të filmave, mësueses së gjuhës angleze, dizajneres së kopertinave të CD-ve për filma pornografikë dhe kompilimeve të muzikës turbo-folk, e mori titullin master në Bankë dhe Financa. Kjo ka përvojë shumëvjeçare në auditimin e raporteve financiare. Tregime të shkurtra dhe ndonjë poezi aty-këtu ka filluar të shkruajë në punëtori letrare nën udhëheqjen e Lidija Dimkovska, në organizimin e SKC-së Danilo Kiš nga Lubjana. Tregimet e saj janë botuar në përmbledhjen dygjuhëshe BIĆE BOLJE/BO ŽE dhe zinu "Monstruma".
Tihana Gambirazha
Zheljana
Tihana Gambirazha lindi në vitin 1985 në Zarë. Poezi dhe prozë ka botuar në një numër revistash të shtypura e elektronike si Zarez, Riječi, Poezija, Balkanski književni glasnik, po ashtu është pjesë e përmbledhjes Rukopisi 33 dhe përmbledhjes me tregime të shoqatës ZaPis "Samo ti pričaj". Është fituese e çmimit të dytë të konkursit Iskopane priče 4 dhe njëkohësisht pjesë e kësaj përmbledhjeje. Ka fituar çmimin e tretë për përmbledhjen me poezi në dorëshkrim në konkursit Mak Dizdar në kuadër të manifestimit kulturor Slovo Gorčina 2019.