Adam Pakai
Llazari
u lind në Beograd më 1975. I kursyer të japë të dhëna biografike, pa ambicie, pa pritje të mëdha. Shkrimtar i cili deri më tani e botoi romanin Varreza për Danilo Kishin dhe përmbledhjen e tregimeve Serbët nga edicioni Jugosllavët. Më i lumtur si baba sesa e bija e tij me të. Disa miq, ndonjë zakon i keq, një skuter dhe një qen. Jeton mu në breg të detit të Panonisë, i hutuar me bregun rreth vetes.
Afrim Demiri
Qeni dhe derri
lindi në vitin 1960, në fshatin Sazli, në Ferizaj. Me letërsi filloi të merret në vitet 80-të, duke shkruar poezi, tregime të shkurtra dhe reportazhe. Disa herë punimet e tij u shpërblyen në konkurse të ndryshme. Më 1994 klubi letrar De Rada e botoi përmbledhjen e tij me poezi, Fjongo e zezë. Në periudhën 1997-2015, botoi shkrime publicistike si korrespodent i gazetës Koha ditore. Në vitin 2003, e mori shpërblimin Korrespodent i vitit. Gjithashtu, ishte bashkëthemelues i gazetës lokale Ferpress, dhe redaktor i informacionit në TV Tema.
Kontakt: af_demiri@hotmail.com
Ana Knezheviq
Barku i një bibliotekisti
(1993) është studente në Katedrën për Letërsi të Përgjithshme dhe Krahasuese në Universitetin Shën Cirili dhe Metodi në Shkup.
Kontakti: knezevic_ana@hotmail.com
Andrea Popov Miletiq
Unë dita-ditës jam çdoherë e më e shqetësuar
Novi Sad, 1985. Fituese e konkursit të tregimit të shkurtër të edicionit të XIV të WH fest-it (Široki brijeg 2016). Shpërblimi i rrethi të XII Prvenac, SKC Kragujevc, 2013 (autor deri në 35 vjet), për librin Bezazlene crtice. Rrethi i ngushtë Devidé Haiku Award - IAFOR, Osaka, Japoni 2012. Finale 14. FEKP (Zagreb, Rijeka 2015), Presing 2013, Karlo Bijelicki 2016. Prozë, ese, kritikë: Rukopisi 36 (Pančevo), O malim i velikim stvarima (Beograd 2011), kARTon (Subotica), Afirmator, Republika, PULSE, konkursiregiona, knjizevnost.org, Sveske, Balkan express, strane.ba.
Kontakt: andrea.popov.miletic@gmail.com, http://andreapopovmiletic.blogspot.rs
Anela Ilijash
O!
autore e re gjysmëkroate dhe gjysmëruse e lindur në Moskë, ku e kaloi gjysmën e jetës, dhe pastaj u vendos në Kroaci. Momentalisht është studente e japanologjisë. Filloi të shkruante në rusisht dhe kroatisht që kur ishte 10 vjeçare, e që nga mosha 12-vjeçare në mënyrë aktive merr pjesë në shumë festivale letrare. Është fituese e shumë shpërblimeve ruse dhe kroate për punën e vet, por edhe për përkthimin e romaneve dhe të përmbledhjeve të poezive të autorëve kroatë në rusisht.
Kontakt: anelchyili@gmail.com
Anushka Minovska
Familja e xhaxhit Aki
, e lindur në vitin 1986 në Çair të Shkupit. Është ekonomiste e diplomuar e marketingut. Magjistre në fushën e burimeve njerëzore në veprimtaritë shoqërore. Fjala e bukur, ajri i pastër, kopshtet me lule dhe librat, dashuria dhe dashuria e kthyer, këto gjëra bëjnë erën e saj të përshtatshme. Inspirimin nga natyra dhe njerëzit në rrethanat e tyre më të thjeshta i përkthen në art, ndërsa nga të gjitha format e artit, fjala e shkruar dhe loja klasike e baletit janë Anushka e vërtetë. Çdo mirënjohje dhe çmim ia dedikon bashkëshortit dhe shokut të saj më të ngushtë, motrës më të vogël dhe prindërve.
Kontakti: аnuska.cvet@yahoo.com, anuska.cvet@gmail.com, https://www.linkedin.com/in/anushka-minovska-b49220a6
Bllagica Gjorgjievska
Ah, sikur të ishte çast i bukur…
e lindur më 14.02.1960 në Prilep, Maqedoni. Është ekomomiste-komercialiste e diplomuar, punon në një byro kontabiliste si kontabiliste e autorizuar. Është bashkëshorte dhe nënë. Shkruan poezi, prozë dhe tregime. Një pjesë e poezisë së saj është publikuar në revistën lokale Stremezh dhe në botimet vjetore Poetsko Markukule (Markukule Poetike).
Kontakti: bgjorgievska@yahoo.com
Danilo Luçiq
Fraktura
(1984) i lindur në Beograd, ka mbaruar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve në Fakultetin Filologjik në Beograd, në katedrën e letërsisë serbe. Ka botuar përmbledhjen e poezive Beleške o mekom tkivu (SKC Kragujevac, 2013), për të cilën ka marrë çmimin Brankova nagrada për vitin 2014 si dhe Šrapneli (Arete, 2017). Është redaktor i shtëpisë botuese Kontrast izdavaštvo, si dhe i portalit për letërsi dhe kulturë glif.rs. Shkruan për portalin Before After, për revistën kroate Prosvjeta dhe për revistën serbe Harper's Bazaar. Jeton dhe punon në Beograd.
Dragiç Cvjetinoviq
Gjëra të tmerrshme
(1981, Beograd), studioi letërsinë serbe dhe atë botërore, merret me punë pedagogjike, me përkthime e shkrime. Ka botuar tregime dhe poezi në revista e antologji të ndryshme siç janë: Znak, Koraci, Braničevo, Emitor, Zeleni konj (Temišvar), Avlija, web faqen SKC Danilo Kiš (Ljubljana), Reč u prostoru (SKC Beograd), Snaga riječi, Crte i reze (Resavska biblioteka), Odakle zovem (Podgorica), Anomalija (Lazar Komarčić), në përmbledhje të prozës së re serbe Pucanja (Službeni glasnik)... Është bashkëautor i romanit The Castle of Fireflies (2014). Kohë pas kohe boton poezi dhe shkrime të tjera në zagrej.blogspot.com.
Xheneta Rovçanin
Xhaxhi Zav
u lind në Sarajevë në vitin 1994. Pas përfundimit të gjimnazit e regjistroi Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë në Fakultetin Filozofik në Sarajevë. Gjatë kohës sa ishte në shkollë fillore dhe të mesme ka botuar shkrime në revista shkollore. Poezia e saj e parë e botuar ishte në përmbledhjen ndërkombëtare të poezisë More na dlanu – tijelo od soli, dhe pastaj në përmbledhjen e poezisë së dhjetë autorëve të rinj Poezijom mijenjam svijet. Shkruan prozë dhe poezi.
Edis Galushi
Dhoma e pajtimit
lindi më 6 mars 1989 në Prizren. Deri më sot shkrimet e tij u publikuan nga botues dhe portale vendore dhe ndërkombëtare. Vlen të përmendet kontributi i tij në trashëgiminë e kulturës dhe letërsisë rome përmes poezisë dhe teatrit dhe është ndër autorët e rrallë rom në Kosovë. Nga viti 2007-2014 punoi si gazetar në Radio Televizionin e Kosovës. Studimet themelore për gjuhë dhe letërsi angleze i përfundoi në Kosovë dhe Lituani, ndërsa magjistroi në të njëjtin drejtim në Universitetin e Zagrebit. Aktualisht punon si përkthyes për gjuhën shqipe, angleze dhe rome.
Kontakt: edisgalushi@gmail.com, https://www.facebook.com/eddy.galjusi
Jasna Raduloviq
Lajthia
(1970.) – Një ditë u lodha duke ndrequr gabimet në tekstet e huaja dhe nisa të krijoja tekste të mia, si dhe gabime. Shkruaj me vëshirësi, pa rregull, pak për shkak se jam e rreptë. Me profesion jam profesoreshë e gjuhës kroate dhe letërsisë jugosllave, me përvojë 22-vjeçare si lektore dhe redaktore, momentalisht punoj si e pavarur. Teksti është bota ime, më interesante dhe më e rëndësishme se kjo për të cilën shkruaj. Marrëdhënia ndërmjet gjuhës, mendimeve dhe realitetit është fusha e kureshtjes sime. Në horoskop jam introverte e hareshme, me nënshenjë optimiste e trishtë.
Kontakt: jasnarus@yahoo.com
Jovana Matevska
Indigoja e tërbimit
ka lindur në Manastir në vitin 1991. Me profesion është psikologe. Në tetor të vitit 2015 e publikoi librin e parë, romanin Borat e Tambovës. Po këtë vit është pjesë e të shpërblyerve nga konkursi për tregim të shkurtër, të shpallur nga gazeta Nova Makedonija, i titulluar Dy shuplakat. Në gusht 2016 në formë digjitale del romani i saj i dytë Letrat në bibliotekë, i cili u shpërblye nga ana e projektit për përfshirjen e autorëve të rinj në industrinë botuese digjitale në bashkëpunim me UNESCO-n. Në tetor 2016 përsëri është pjesë e autorëve të shpërblyer të konkursit të shpallur nga ana e gazetës Nova Makedonija, me tregimin Diçkaja.
Kontakti: jovanaaa.bt@gmail.com, https://www.facebook.com/jovana.matevska, https://memoaritenazelenookata.wordpress.com/
Lejla Kalamujiq
Sërish bie borë, Snezhana
u lind në Sarajevë ku jeton edhe sot. Ka mbaruar studimet në filozofi dhe sociologji. Është autore e dy përmbledhjeve me tregime të shkurtra: Anatomija osmijeha dhe Zovite me Esteban. Tregimet i boton në revista dhe web-portale të hapësirës së ish-Jugosllavisë. Tregimet e saj janë të përkthyera në dhjetëra gjuhë.
Kontakt: lejlakalamujic@gmail.com
Marjeta Gjoka
Luftë dhe dashuri
lindi më 8 shtator të vitit 1993, në Rrëshen të Mirditës. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje, në Rrëshen kurse studimet e larta i kreu në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, në degën e gjuhës frënge dhe angleze, në Universitetin e Tiranës. Me shkrime u mor që në fëmijëri duke marrë pjesë edhe në konkurse të vogla. Gjithnjë e tërhequr pas shkrimtarëve të mëdhenj botërorë, kryesisht ata francezë, u përpoq që të sillte një frymë të re të letërsisë për shqiptarët pa lënë mënjanë origjinalitetin dhe të bukurat e folklorit.
Kontakt: marjetagjoka1@gmail.com
Mehmet Elezi
Dënes një baladë
publicist, shkrimtar, gjuhëtar, diplomat. Lindi në Tropojë (1949), diplomoi në Universitetin e Tiranës për gjuhë dhe letërsi shqipe; studimet pasuniversitare i mbaroi në filozofi. Vepra të botuara: 11 romane; 6 libra, ese dhe publicistikë; 4 përmbledhje me poezi; 4 libra për çështje të shqipes së sotme; Fjalori i gjuhës shqipe, rreth 41000 fjalë që nuk janë në fjalorët e akademisë, me shtjellime etimologjike; Fjalor me emra njerëzish - 31000 emra iliro-shqiptarë. Jeton në Tiranë.
Kontakt: m.elezi@bluewin.ch, mehmetelezi@gmail.com, https://www.facebook.com/elezimehmet/
Milan Vorkapiq
Emri i babait – vizë
u lind më 1953 në fshatin Trojvrh, komuna Ogulin, Kroaci. Ka mbaruar Fakultetin Pedagogjik në Rijekë. Për shkak të situatës së njohur më 1991 u shpërngul në Serbi. Jeton dhe punon si profesor në Vërnjaçka Banja. Deri më tani ka fituar tetë shpërblime letrare, dhe është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Serbisë.
Milica Vuçkoviq
Hanë njerëzit edhe pa këmbë
u lind më 1989 në Beograd. Ka studiuar pikturën në Fakultetin e Arteve të Aplikuara në Beograd, dhe pastaj edhe studimet e magjistraturës po në këtë degë në vitin 2013. Nga viti 2014 është anëtare e ULUPUDS-it me status të artistes së pavarur. Ka pasur disa ekspozita kolektive dhe pesë ekspozita personale. Më 2014 ka botuar përmbledhen me tregime të shkurtra me titull Roj (Apostrof) me ilustrimet e saj. Jeton dhe punon në Beograd.
Kontakt: milicavuckovic1@gmail.com
Nemanja Raiçeviq
Imtësira
u lind më 1976 në Novi Sad. Ka botuar tri përmbledhje me tregime: Priče (Shpërblimi i parë, Matica Srpska, 2002), Nije kasno smejati se (Prometej, 2009) i Na proputovanju (Shpërblimi i parë Priča, i Shoqatës Letrare Serbe, 2014). Tregimet e tij janë përkthyer në anglisht, hungarisht dhe rumanisht. Ato janë botuar edhe në antologji si: Antidepresiv, Mirjana Bobić-Mojsilović (2011), Plejlista sa početka veka, Ivan Antić dhe Slavoljub Marković (2012), Prostor za mokrog psa, Kulturni centar Grad (2012), Pucanja – izbor iz mlade srpske proze, Vladimir Vukomanović za Službeni glasnik (2012).
https://en.wikipedia.org/wiki/Nemanja_Raičević
Sanja Mihajloviq – Kostadinovska
Lufta është fjalë e vogël
është docente për letërsi spanjolle në Katedrën për Gjuhë dhe Letërsi Romane të Fakultetit Filologjik Bllazhe Koneski. Doktoroi në Universitetin Komlutense në Madrid. Në mënyrë aktive merret me përkthim dhe shkrim të prozës. Është fituese e më shumë çmimeve për tregime të shkurtra, si dhe të çmimit për dorëshkrimin më të mirë debutues të prozës Të rinjtë për vitin 2015, të cilin e jep shtëpia botuese Templum.
Kontakti: sanja.flf@gmail.com
Sanja Raduloviq
Mbiujësja
u lind më 19.12.1975 në Teshanj (BeH). Ka botuar dy përmbledhje me poezi: Lepet krila majke ptice (2015) dhe Prstohvat maslačka (2017). Ka qenë pjesë e mbi 60 koleksioneve dhe përmbledhjeve të poezisë të botuara në Serbi, Kroaci, BeH, dhe Bullgari. Poezitë e saj janë përkthyer në bullgarisht dhe italisht, dhe janë shpërblyer nëpër konkurse regjionale dhe ndërkombëtare në Itali. Tregimi i saj Nomad na štiklama në vitin 2016 është shpërblyer me çmimin e parë në konkursin rajonal të revistës Avlija Rozhaj për tregimin më të mirë të shkurtër. Jeton në Doboj (BeH).
Kontakt: sanjara75@gmail.com, https://www.facebook.com/sanjamillion
Srgjan Gagiq
Dritaret
u lind më 1988 në Bosanski Novi, BeH. Jeton në Beograd ku vijon studimet e doktoratës në fushën e letërsisë. Ka botuar libra me poezi Deca u izlogu (2015), për të cilën ka fituar çmimin Brankova nagrada si dhe librin Prelazno doba (2016). Është redaktor i panoramës Meko tkivo: izbor iz nove poezije regiona (Klub A-302, Fakulteti filozofik, Zagreb, 2015). Boton edhe kritikë letrare dhe tregime të shkurtra. Aktualisht është i angazhuar në projektin e përzgjedhjes së prozës së luftës, dhe si redaktor bashkëpunon me Treći Trg nga Beogradi. Është anëtar i Shoqatës Letrare të Serbisë.
Kontakt: srdjangagic@gmail.com
Tanja Javorina
Vogëlushja me tuta portokalli
u lind më 1988, jeton në Zagreb. Studimet e ciklit të parë dhe të dytë në psikologji i ka mbaruar në Fakultetin Filozofik në Zagreb. Diku para mbarimit të studimeve ka filluar ta analizojë rolin e saj pasiv në shoqëri dhe ka vendosur ta ndryshojë. I zgjeron këndvështrimet, i sqaron privilegjet e saj dhe përpiqet të provojë sa më shumë këpucë të huaja. E nxisin udhëtimet, ushqimi mendor, ikja dhe terapia. I pëlqejnë tregimet nga lufta. Nga shkolla e mesme shkruan poezi dhe tregime, kryesisht për shpirtin e saj. Ky është teksti i saj i parë i botuar.
Kontakt: tanja.javorina@gmail.com
Vera Kalin
Peshku në grep
(1994) është shkrimtare maqedonase e romaneve dhe tregimeve. Është fituese e çmimit për tregim të shkurtër të gazetës Nova Makedonija (2013) dhe Zhivko Çingo (2014). Tekstet e saj janë përkthyer në bullgarisht, anglisht, serbo-kroatisht dhe shqip dhe janë publikuar në disa përmbledhje dhe revista letrare. Është autore e romanit I pastrehu me orën e artë (2015) dhe e përmbledhjes së tregimeve Gjuetarët e xixëllonjave (2016). Fitoi çmimin shtetëror të Bibliotekës Popullore Universitare Shën Kliment Ohridski si autore më e lexuar në vend për vitin 2016.
Kontakti: verakalinn@gmail.com, https://www.facebook.com/verakalinn, https://twitter.com/verakalinn, https://mk.linkedin.com/in/verakalinn
Verime Zimberi-Beluli
Një e kaluar e frikshme
e lindur më 07.07.1987, shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Sllupçan dhe Likovë të Kumanovës. Më vitin 2008 mbaroi studimet në Fakultetin Ekonomik në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Në vitin 2014 e mori titullin Magjistre e shkencave për Marketing-Menaxhim pranë USHT-së. Aktualisht është aktiviste për të drejtat e njeriut, e në veçanti për të drejtat e grave. Mori pjesë në shumë seminare për aksione paqësore në kuadër të shoqatave të ndryshme joqeveritare. Pjemarrëse në shkollën për lidership dhe të folurit në publik i realizuar nga POINTED-Tetovë.
Kontakt: zimberi1987@gmail.com, https://www.facebook.com/vera.zimberibeluli