Limbo në kohë vere

Dielli atë mëngjes vere ishte papërshtatshmërisht i fortë, saqë dukej se grafiti i ngathët „Anti-antifa“ do të shkrihej e të zhdukej nga shtylla e betonit të stacionit hekurudhor Novi Sad. Sidomos duke marrë parasysh se u shkrua me ngurrim, me shkronja shumë të...

Zemra e fazanit

Rexhep Kusiqi Kuso për shkak të padjallëzisë së tij herë-herë dukej qesharak. Besonte në drejtësi, e cila nuk gjendej askund. Shpresonte se e mira e mposht të keqen, dhe pasi kaloi gjysmën e jetës erdhi në përfundim se shpresa e tij ishte e kotë. Ashtu siç uji e...

Nermina, dashuria ime

Tak, tak, tak, trokitnin nallanet e drurit. Shpejt, shpejt, më shpejt. Tak, tak, nëpër rrugën me gurë tatëpjetë deri te shtëpia e tyre. Tak, tak, troket zemra më fort se nallanet. Ja, atje, edhe pak, e shikoj murin e lartë të gardhit dhe portën e drurit. Edhe një hap...

Të shikosh përpara do të thotë të jesh njeri i madh!

„… e kështu, biri im, duhet të jesh njeri i madh“, i tha gjyshi Sabri. „Po unë ende jam i vogël, o gjysh. Jam vetëm 14-vjeçar“, ia ktheu Shpresimi. „Jo, Shpresim“, e korrigjoi gjyshi shpejt. „Madhështia nuk matet me moshë. Madhështia ka të bëjë me zemrën, jo me...

Vazoja e kristaltë

      E shkapërderdhi nëpër shtëpi mishin që e kishte ruajtur në sandëk. Ishte verë, dhe shumë shpejt filloi të kundërmonte. Kush do ta hante këtë? Nëse mbijetoj, mish s’do të ha më, ishte betuar. Dhe kështu, në moshën gjashtëdhjetepesëvjeçare u bë...

Një e kaluar e frikshme

  Tollovi e paraqitur muaj të tërë. Gjumë me frikë, njerëz të panjohur rreth e përqark shtëpisë….Gjyshi shikon të gjitha lajmet e mundshme në televizion, dhe shumë shpesh pas përfundimit të lajmeve me zë të ulët thotë: „Diçka do të ndodhë“, ose „Lufta është shumë...

Barku i një bibliotekisti

„Hamzo, hape derën! Hamzo, hape, unë jam, Petari, fqinji! Hamzo, kanë hedhur granatë mbi bibliotekën, u dogj ,Vijeçnicaʻ…“ „Kur?“, bërtita nga kuzhina. „Para tri ditësh… Hamzo, thonë se brenda është djegur edhe shoku yt, ai i krisuri!“ „Çfarë?! Nuk është e mundur,...

Imtësira

Rozi përsëri ka mbetur pa punë. „Personeli në toalet kurrsesi nuk bën të qeshë me zë“, kishte thënë pronari i kafenesë. Sidomos jo kur kombi lufton për famë. Kishte ngritur vetullat dhe po i numëronte arsyet përse nuk do të ishte e mundur të merrte kurrfarë pagese....

Peshku në grep

Dëgjoj trokitjen e gishtave të mi në derën e vjetër të ngritur para meje. Ai jeton në një ndërtesë të ulët me një fasadë të rrudhur dhe dritare të verbra rreth të cilave derdhet grimi nga lagështia dhe myku. Viteve të kaluara shpeshherë kaloja pranë kësaj ndërtese,...

Lufta është fjalë e vogël

Mami më kishte thënë se ka fjalë të mëdha dhe të vogla. Mësuesi Aralampie siç duket i dinte vetëm të voglat, sepse vazhdimisht thoshte: „po“, „jo“ dhe „hesht“. Por, unë, megjithatë, mendoja se mësuesi Aralampie është njeri i madh, sepse kishte emër të madh. Aralampie....

Dritaret

„Zbrit nga televizori oj lopë e gjallë!“ i ulërin babai ekranit të rrafshtë e pa ndjenja, nga i cili zgërdhihen gjithmonë fytyrat e njëjta të cilave s’u bëhet fort vonë për nervat e babait tim, hardhucës së madhe ngjyrë bari që zdërgjahet mbi pelushin e divanit të...

Familja e xhaxhit Aki

Më mungojnë mëngjeset e ngrohta verore kur në vend të rrezeve të diellit, të cilat me këmbëngulje përpiqen të më depërtojnë nëpër qerpikë, më zgjonte zëri i ëmbël i xhaxhit Aki, megjithatë zhbirues dhe tingëllues? „Zgjohuni, pazar, pazar, shkoj në pazar! I duhet gjë...

O!

Duke pirë kafen dhe njëkohësisht duke ecur me nxitim, Fahimja erdhi deri te ai kiosk, deri te i vetmi kiosk në këtë qytet të madh ku shiteshin gazetat në gjuhën e saj amtare. Me ta blerë gazetën, shëtiti deri te kafja më e afërt dhe hyri brenda. Duke u takuar me...

Lajthia

për turpin mëkatin bicikletën lajthitë e mia ai është përgjegjës nuk më dëgjonte qeshte nuk besonte bombat binin si shiu bien në ditar bien në dubrovnik në vukovar nuk besoj se lufta do të vazhdojë vetëm po bëjnë shaka budallenjtë thotë i thashë mos u bëj e marrë kur...

Qeni dhe derri

(Katër pamje të një tregim)   Prolog fëmijërie Nuk më rastisi kurrë t’i shihja së bashku një qen dhe një derr. Për as që isha ndonjë njohës i jetës së kafshëve. Çdo herë në fëmijëri më nevrikosnin shakatë rreth kryqëzimit të kafshëve. Epiteti fyes për mushkën më...

Hanë njerëzit edhe pa këmbë

Gjyshi përtyp kiflen zëshëm, dhëmbi i dhemb, dhe i vjen keq që nuk i dhemb disi me zë që edhe ne ta dëgjojmë atë siklet. Savka thotë që kiflet janë të mrekullueshme, vetëm se, janë pak të forta, thotë, dhe po i dhembin veshët. Të gjithë qeshin me këtë, përveç Nadës,...

Unë dita-ditës jam çdoherë e më e shqetësuar

Mirë thotë autori i librit Jugoslavija, moja dežela, kush nuk ka qenë atje gjatë luftës, le të heshtë, le të mos hajë mut. Mirë, pra, s’po flas. Isha arushë e bardhë. Apo do të flas vetëm për atë që di, vetëm ajo që më kujtohet. Dajën e morën buzë mbrëmjes. Ishte bërë...

Gjëra të tmerrshme

Për këtë nuk flitej. Më keni detyruar, por kam vendosur. Nuk do të them më shumë se kaq. Mjafton: dy fjalë. Madje edhe gjyshi do të pajtohej. Dhjetë vjet, ndonjë vit më shumë a më pak, jetonte afër nesh. Në ndërkohë ne, së pari unë, pastaj edhe motra ime, u nisëm në...

Dhoma e pajtimit

  „Romët e dinë mirë se si duken pushtuesit, për atë edhe kurrë nuk i lakmuan“ Anonim   Edhe sot iu afrua këpucëve që kurrë nuk i fshiu, edhe pse ishte pastrues këpucësh. Në sëndukun e tij i fshehu tregimet që shëruan plagë por që lanë gjurmë të përjetshme....

Sërish bie borë, Snezhana

Radioja këndon tërë ditën. Në dhomën e ditës, në komodinë poshtë televizorit. Radioja është kuti e drurit ngjyrë drapri e markës Triglav – Iskra. Përpara ka sy – dy rrathë shkëlqyes prej metali dhe gjashtë dhëmbë – susta të bardha prej plastike – në dhëmballa të...