Antonella Marushiq (Nora Verde)

Barbuni

Antonella Marushiq u lind më 1974 në Dubrovnik, Kroaci. Si gazetare bashkëpunon me disa media dhe portale jofitimprurëse kroate. Shkruan dhe boton me emrin letrar Nora Verde. Është autore e librit me prozë Posudi mi smajl (Meandar 2010) dhe e romanit Do isteka zaliha (Sandorf 2013). Momentalisht është duke punuar në një përmbledhje të tregimeve të shkurtra me titull pune Poligon za nevozače. Jeton dhe punon në Zagreb. Është anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kroacisë. FB page link: www.facebook.com/NoraVerde123

BIBER 01

Arsim Jonuzi

Të shikosh përpara do të thotë të jesh njeri i madh!

Arsim Jonuzi u lind në më 20 korrik, 1989 në Kumanovë, Maqedoni. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në vendlindje, kurse studimet deridiplomike në Shkup në fushën e filologjisë. Aktualisht vijon studimet pasdiplomike në fushën e gjuhësisë së zbatueshme. Merret me prozë, poezi, thënie, projekte e përkthime. Deri më tani ka botuar dy vepra autoriale dhe disa të tjera të përkthyera. Blogu ku e boton gjithë veprimtarinë e vet autoriale e përkthimore është www.ajoni.net

BIBER 01

Bllagica Gjorgjievska

Nermina, dashuria ime

Bllagica Gjorgjievska (Prilep, 1960) është ekonomiste-komercialiste e diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Prilep. Punon si kontabiliste në një zyrë për kontabilitet në Prilep. Është bashkëshorte dhe nënë. Shkruan poezi dhe tregime të shkurtra dhe është duke shkruar një roman. Deri më tani nuk ka botuar libër, por ka botuar poezi në Stremezh, revistë për kulturë e Prilepit. Si pjesëmarrëse e rregullt në Markukule Poetike në Prilep poezitë e saj janë botuar në botimin e këtij manifestimi. Dy herë ka fituar vendin e parë në konkursin e RTM Shkupit, në nivel të Maqedonisë. Kontakt: bgjorgievska@yahoo.com

BIBER 01

Bozhidar Knezheviq

Dorezat që shndrisin në errësirë

Bozhidar Knezheviq (bkartartart@gmail.com) jeton në Novi Sad. Merret me letërsi dhe media.

BIBER 01

Dalip Xh. Gashi

Varg(e)vi

Dalip Xh. Gashi u lind në Kryshec të Skenderajt. Fakultetin e Letërsisë së Përgjithshme dhe Krahasimtare e përfundoi në Universitetin e Prishtinës. Vazhdon studimet postdiplomike. Është themelues dhe udhëheqës i Shtëpisë Botuese neoKULTURA. Shkruan prozë dhe ky tregim është botimi i tij i parë.

BIBER 01

Damjan Kërstanoviq

Ibrahimi

Damjan Kërstanoviq u lind më 1984 në Osijek, ku si pasojë e rrethanave mbaroi studimet universitare në Fakultetin e Ekonomisë. Pasi nuk është shumë i dhënë pas ekonomisë, në moshën 30 vjeçare fillon të shkruajë në mënyrë aktive. Ka botuar tregimet e shkurtra “More” (revista për art dhe kulturë RE nga Rijeka), “Prikaze” (çmimi Vranac për tregimin e shkurtër më të mirë në vitin 2015), “2184” (finalisti i konkursit Sea of Words në Barcelonë më 2015), “Pjesma mrtvog dečaka” dhe “Prikaze” (Revista Letrare, Dega e Amëzës Kroate në Osijek). Aktualisht punon si ekspert ndihmës në Qendrën për Paqe, derisa në kohën e lirë përpiqet ta përfundojë romanin e tij të parë.

BIBER 01

Diellza Haxhimehmeti

Të dy nën një pikë shiu!

Diellza Haxhimehmeti u lind më 1997 në Mitrovicë. Studion në Universitetin shtetëror të Mitrovicës, departamenti inxhinierik, si dhe menaxhmet në një kolegj në Prishtinë. Ka botuar shkrime në disa revista dhe konkurse.

BIBER 01

Dragan Bunoviq

Semeja dhe zogjtë tjerë

Gazetar. U lind më 1945 në Rumë. Jeton në Novi Sad. Diplomoi në Fakultetin e Shkencave Politike, drejtimi gazetari, në Zagreb. Ka punuar në Radio Novi Sad. Shkruan satirë dhe tregime të shkurtra. Ka botuar dhe boton, nën emrin e tij apo me pseudonim, në shumë media të shkruara dhe elektronike, zakonisht në revistën satirike Jezh. Është autor i koleksioneve të tregimeve satirike Magareći kašalj dhe Mačiji kašalj, autor i radio dramave Muška mama dhe Kutija koja svira. U përfshi në rreth tridhjetë libra dhe antologji të satirës e të tregimeve të shkurtra. Mori edhe disa çmime. Mund ta kontaktoni nëpërmjet dbunović@yahoo.com

BIBER 01

Jasna Raduloviq

Të padukshmit

Adhuruese e madhe e Indisë, qenve endacak, shalqirit dhe shkrimit. Optimiste e guximshme edhe kur është thellë në mut. E egër nga tërbimi dhe pikëllimi kur ballafaqohet me urrejtjen, padrejtësinë, gënjeshtrat dhe manipulimet e mediave, kur ballafaqohet me atë, e keni parasysh, kthim koke në anën tjetër, mbyllje dritaresh më 1941, më 1991, më 2016, vetëm që të mos shihet e vërteta. Por e vërteta shihet, pa e marrë parasysh se si e fshehin, ajo shpërthen, si njolla e fortë këmbëngulës. Ashtu dhe Jasna, nuk heq dorë, ajo e di se çfarë dëshiron dhe atë e realizon.

BIBER 01

Korana Serdareviq

E tyre

Korana Serdareviq (Zara, 1982) diplomoi në degën e gjuhës dhe letërsisë kroate dhe letërsisë krahasuese. Punoi si gazetare për kulturë të Večernji list dhe Forum, dhe ishte bashkëpunëtore e një numri të madh revistash dhe portalesh, si dhe e Programit të Tretë të Radios së Kroacisë. Më 2013 mori dy çmime të para për tregimet e shkurtra (Ranko Marinkoviq dhe Zllatko Tomiçiq), dhe më 2014 ishte në listën e shkurtër për çmimin Vranac. Më 2015 në botimin e Frakturës u botua koleksioni i tregimeve të saj Nema se što učiniti. Jeton në Zagreb, ku punon si mësuese në gjimnaz dhe përkthyese nga anglishtja. Mund ta kontaktoni në korana.serdarevic@gmail.com ose www.facebook.com/korana.neverin

BIBER 01

Lindita Komani

Me tren për Sarajevë

Lindita Komani është autore e vëllimit me poezi Postimpresion (2012) dhe vëllimit me tregime Në gjuhën e zgjimit (2015). Që prej vitit 2003 tekstet e saj në shqip janë publikuar në: Poeteka, Mehr Licht, Milosao, Fjala, ars. Mori pjesë me rezidencë në Austri (2010) dhe Kroaci (2015) si dhe në festivale si Regionale X (Austri, 2010), Poeteka (Tiranë, 2013), vRIsak (Rijekë, 2014), dhe u përfshi në antologjinë: Revija malih književnosti Albanija (Zagreb, 2014). E-mail: lindita.komani@gmail.com

BIBER 01

Maja Sllavniq

S’kam unë asgjë kundër fatit

Maja Sllavniq një të tretën e jetës e kaloi në Vërdnik, pjesën tjetër në Beograd dhe të tretën në Novi Sad. Ish-gazetare. Për dhjetë vjet me radhë hulumton sekretet e PR-së. Lexon shumë, shkruan pak. E-mail: maya.slavnic@gmail.com

BIBER 01

Marenglen Cano

Çarmatosja e statujave

Marenglen Cano u lind më 31 Gusht 1948 në rrethin e Sarandës në Shqipëri. Ka shërbyer në Aviacionin Ushtarak të Shqipërisë për gati tridhjetë vjet në mirëmbajtjen e teknikës luftarake. Aktualisht është pensionist në emigracion. Kontakt: marenglen@hotmail.it

BIBER 01

Mehmed Gjedoviq

Zemra e fazanit

Mehmed Gjedoviq u lind më 1971 në rrethin e Tuzllës, BeH. Shkruan prozë, poezi, libra për fëmijë, kritikë letrare, eseistikë dhe artikuj gazetash. Është njëri prej shkrimtarëve nga BeH që shkruan me sukses për fëmijë si dhe për të rritur. Ka botuar rreth pesëmbëdhjetë libra: Čaj od nane dhe Kad se Bulbul vratio (koleksionet e tregimeve); Sjena kurjaka, Vodi je da teče dhe Legionar (romane); librin për fëmijët Trava puna mrava; Svjetlo lampe dhe Nešto se čudno događa (poezi). Si shkrimtar mori disa çmime, dhe veprat e tij janë përkthyer në disa gjuhë. Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të BeH.

BIBER 01

Nada Jelinçiq

Pionieri

Nada Jelinçiq, juriste e diplomuar, e punësuar në Zyrën e Administratës Shtetërore në Sinj. E martuar dhe nëna e dy fëmijëve të rritur. Kënaqet duke shkruar tregime të shkurtra. E-mail: nada.jelincic@gmail.com

BIBER 01

Nadia Geras

Vazoja e kristaltë

Nadia Geras u lind më 1963 në Francë. Diplomoi në Fakultetin e Arteve Dramatike të Beogradit, në degën e aktrimit, si dhe në degën e regjisë së filmit dhe televizionit në Akademinë e Arteve Dramatike të Zagrebit. Dy herë u bë nënë. Katër herë u la pa gjuhën e vet. Megjithatë, ende është duke shkruar. E-mail: nadiageras@gmail.com.

BIBER 01

Petar Babiq

Në Danubin e bukur të gjakosur

Petar Babiq (Koprivnica, 1974) shkollën fillore dhe të mesme e mbaroi në Krizhevc, dhe diplomoi në Zagreb, në degën e kroatishtes. Ka botuar romanin Abecedarij dhe roman-gazetën Babylondon. Është përfshirë në antologjinë e prozës kroate të viteve të nëntëdhjeta 22 u hladu. Është bashkëautor i përmbledhjes me prozë Pet autora traži naslov. Mori shumë çmime në konkurset për tregimin e shkurtër (Priçigin, Vjeshtat e Galloviqit – Koprivnica, Çmimi Sllavko Kollar, Çmimi Zllatko Tomiçiq, Çmimi Stjepan Kranjçiq). Është anëtar i Degës së SHSHK dhe të AK së Podravinës dhe të Billogorës. Jeton dhe punon në Krizhevc, ku është moderator i takimeve letrare Poluvrijeme poezije.

BIBER 01

Petre Dimovski

Ilaçi

Petre Dimovski (1946) ka kryer fakultetin filologjik në Shkup. Ka punuar si gazetar dhe profesor dhe katër vjet ka qëndruar në Australi. Tani është kryeredaktor i revistës letrare Stozher i Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë. Debuton me përmbledhjen me tregime „Преломи” (Thyerje) në vitin 1973, me të cilin u nominua për çmimin Mladost të Beogradit. Deri më tani ka botuar 14 romane, 11 përmbledhje me tregime dhe 6 monodrama, për të cilat ka fituar mbi 40 çmime dhe mirënjohje. Kontakt: petdimo@yahoo.com

BIBER 01

Sandra Cvitkoviq

Viti nëntëdhjetedy, sot

Sandra Cvitkoviq (1992) aktualisht jeton në Mostar. Përfundoi studimet universitare të gjuhës dhe të letërsisë kroate dhe angleze në Fakultetin Filozofik të Mostarit, derisa këtë vit është duke mbaruar studimet diplomike. Shkruan poezi dhe udhëpërshkrime, dhe shëron rutinën dhe hapësirën e ngushtuar me udhëtime.

BIBER 01

Simona Lokvenec

Amira

Simona Lokvenec (1992) është profesoreshë e diplomuar e gjuhës dhe letërsisë angleze në Universitetin Sh. Cirili dhe Metodije në Shkup. Tregimet dhe poezitë e saj janë botuar në revista dhe përmbledhje vendore dhe ndërkombëtare. Është fituese e Çmimit të Dytë Bllazhe Koneski për ese (2014), Çmimi për Ese Më të Mirë nga Transparenca – Zero Korrupsion (2010). Ka realizuar qëndrime të shkurtra studiuese në Spanjë, Austri dhe Britani, ku e mbindëroi arsimin nga fusha e gjuhës, letërsisë dhe kulturës. Kontakt: www.facebook.com/simona.lokvenec

BIBER 01

Sllagjana Lubiçiq

Limbo në kohë vere

Sllagjana Lubiçiq (1979) jeton në Novi Sad. Ka studiuar psikologjinë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Novi Sadit. U mor me gazetari dhe me këshillim psikologjik të veteranëve të luftës dhe të familjeve të tyre. Është aktiviste dhe aventuriere. Nëna e një djali me sy të mëdhenj. Shkrimet e saj mund t’i lexoni në www.pismasinu.wordpress.com, ndërsa mund t’i shkruani asaj nëpërmjet sladjana021@gmail.com

BIBER 01

Suzana Gjorgjievska

T’ia themi njëri-tjetrit atë që moti s’ia kemi thënë

Suzana Gjorgjievska (Prilep, 1961), është autore e përmbledhjes me poezi „Сенки” (Hije) 1997 dhe „Срна” (Drenusha) 2005, romanit për fëmijë „Мегдан” (Mejdani) 2003. Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në qytetin e lindjes, ku sot punon si infermiere. Suzana Gjorgjievska është fituese e një numri çmimesh, siç janë: Çmimi i Parë për Tregim i Shoqatës së Punëtorëve të Arsimit – Krijuesve Letrarë të R. së Maqedonisë me tregimin „Под старата јаболкница“ (Nën mollën e vjetër) 2008, Çmimi i Parë për Ese i revistës Корени Kumanovë me romanin „Мегдан” (Mejdani) 2008, Çmimi Zhivko Çingo për tregimin „Влегување во песната“ (Hyrja në këngë) 2011, Çmimi Zhivko Çingo për tregimin „Богу верен, в брани силен“ (Besnik Zotit, në mbrojtje i fuqishëm) dhe të tjerë. Kontakt: suzanadostum@gmail.com

BIBER 01

Verçe Karafiloska

Loja në aguliçet

Vera Kalinn (Verçe Karafiloska, 1994) është tregimtare dhe romanciere maqedonase. Është fituese e dy çmimeve kombëtare për tregime të shkurtra „Мукавени звезди“ (Yjet e kartonit), Nova Makedonija 2013, dhe „Коси од розова волница“ (Flokë nga leshi rozë) Zhivko Çingo, 2014. Tregimet e saj deri më tani janë përkthyer në shqip dhe anglisht dhe janë përfshirë në përmbledhje kombëtare dhe revista letrare. Në vitin 2015 doli nga shtypi romani i saj i parë „Бездомникот со златен часовник” (I pastrehu me orën e artë), i cili së shpejti do të përkthehet edhe në bullgarisht. Kontakt: verakalinn@gmail.com

BIBER 01

Vlladimir Tabasheviq

Lufta

Vlladimir Tabasheviq (1986) u lind në Mostar me emrin e plotë Bošnjak-Tabasheviq Vladimir, nga babai kroat dhe nëna serbe. Në prag të luftës civile në territorin e ish-Jugosllavisë, me nënën u zhvendos në Beograd. Arsimtarja në klasat e hershme të shkollës fillore me vetëiniciativë ia fshin atij mbiemrin e babait boshnjak. Është autor i librave me poezi Koagulum (2010), Tragus (2011), Kundak (2012) dhe Hrvatski kundak (2014), si dhe i romanit Tiho teče Misisipi (2015). Është themelues dhe njëri prej redaktorëve të internet revistës Prezupç (prezupc.com). Jeton në periferinë e Beogradit. Mund ta gjeni edhe në www.facebook.com/ljubica.milinic

BIBER 01

Zhelka Horvat Çeç

Periudhë e re

Zhelka Horvat Çeç u lind më 1986 në Çakovec. Ka botuar përmbledhjen e tregimeve Kauboj u crvenom golfu si dhe përmbledhjet e poezive I zvijezde se smiju krhkosti dhe Moramo postati konkretni (finaliste e çmimit Kamov; përzgjedhja e Booksa-s e 6 librave më të mirë të botuar në vitin 2015). Është përfshirë në antologjinë e poetëve të rinj rajonalë Meko tkivo dhe është fituese e çmimit Ulaznica më 2013. Poezitë e saj janë përkthyer në gjuhën angleze, gjermane, frënge dhe suedeze. Jeton në Rijekë, organizon forume letrare Pisac i građanin, dhe për vitin 2016 është duke përgatitur librin me prozë me titull pune Crtice sa sela, bez svinje. Publikon në revista letrare dhe merr pjesë në festivale të ndryshme. Mund ta gjeni në www.zhecec.com dhe www.facebook.com/zhcec

BIBER 01