Prishtinë, më 17 mars dhe në Prizren më 18 mars 2022 do të prezantojmë përmbledhje shumëgjuhëshe me tregime të shkurtra me temën e pajtimit nga konkursi Biber, për të cilat do të diskutohen nga autore dhe autorë nga rajoni.

Promovimin e organizojmë në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë.

Në Prishtinë, ngjarja do të zhvillohet në hapësirën “Kino Armata”, më 17 mars 2022,  nga ora 19:00.

Në bisedë do të marrin pjesë anëtarja e jurisë nga konkursi Biber 03, Rumena Buzharovska (Shkup), si dhe autorët e tregimeve të publikuara nga konkursi Biber 03 dhe Biber 04: Stefan Slavkoviq (Beograd), Ante Storiq (Shibenik) , Besa Kalaja (Prishtinë), Afrim Demiri (Ferizaj) dhe Ivana Franoviq (Ekipi Biber, Qendra për veprim të padhunshëm Sarajevë-Beograd). Moderatore do të jetë Linda Gusia (Prishtinë).

Ditën tjetër, më 18 mars nga ora 19:00 në Prizren, promovimi do të mbahet në hapësirën “Autostrada Hangar”.

Në bisedë do të marrin pjesë anëtarja e jurisë së konkursit Biber 03 Rumena Buzharovska (Shkup), si dhe autorët e tregimeve të publikuara nga konkursi Biber 03 dhe Biber 04: Stefan Slavkoviq (Beograd), Ante Storiq (Shibenik) , Vesa Qena (Prishtinë), Imer Topanica (Prishtinë) dhe Katarina Miliçeqviq (Ekipi Biber, Qendra për veprim të padhunshëm Sarajevë-Beograd). Moderatore e bisedës do të jetë Donjetë Murati (Prishtinë).

Të gjitha diskutimet do të jenë në gjuhën shqipe dhe boshnjake / kroate / serbe, me përkthim të siguruar.

Përmbledhjet e tregimeve që po i prezantojmë janë fryt i konkursit “Biber 03” dhe “Biber 04” për tregime të shkurtra mbi pajtimin në kontekstin e trashëgimisë së luftërave dhe dhunës në vendet e ish-Jugosllavisë, si dhe tregime që mund të kontribojnë për mirëkuptim, zbutje të urrejtjes dhe thyerje të paragjykimeve, tregime kundër luftës, tregime për ballafaqimin me të kaluarën, dekonstruktim të imazheve të armikut, ndjeshmëri me të tjerët, tregime të guximshme që guxojnë të ecin me këpucët e “armikut”, tregime që shtyjnë kufijtë dhe hapin rrugën për të ndërtuar një të ardhme më të sigurtë dhe më të lirë për të gjithë.

Konkurset dhe të gjitha përmbledhjet me tregime janë shumëgjuhëshe dhe mund të marrin pjesë autore dhe autorë që shkruajnë në gjuhën shqipe, boshnjake, malazeze, kroate, serbe ose maqedonase.

Konkursi i pestë i Biber është në zhvillim e sipër, dhe është hapur në dhjetor të vitit 2021. Tregimet mund t’i dërgoni deri më 1.6.2022. Informatat rreth kushteve të konkursit mund të gjeni në biber.nenasilje.org.

Edicionet elektronike të të gjitha përmbledhjeve Biber mund të gjenden në https://biber.nenasilje.org/biber-tregimet/?lang=sq dhe janë falas për t’u shkarkuar.