14/11/2024
Juria e konkursit të gjashtë rajonal të tregimit të shkurtër Biber, e përbërë nga Almin Kaplan, Jasna Dimitrijeviq dhe Tanja Stupar Trifunoviq, përzgjodhi 24 tregime që do të përfshihen në përmbledhjen shumëgjuhëshe dhe mori vendim për çmimet. Ekipi Biber gjithashtu përzgjodhi një tregim nga konkursi për të qenë pjesë e përmbledhjes.
Janë përzgjedhur këto tregime:
- “Amerika hito” të autorit Simon Mariq nga Beogradi
- “Cijanid” të autorit Millosh Perishiq nga Arangjelovaci
- “Cipele” të autores Nives Maduniq Barishiq nga Zagrebi
- “Dječak koji je volio zvona” të autores Vladimira Beciq nga Dugo Selo
- “Erzähle mir etwas über dich” të autores Danijela Repman nga Sombori
- “Haljina” të autores Marijana Çanak nga Novi Zhedniku
- “Kako ubiti čovjeka” të autores Tena Lonçareqviq nga Zhupanja
- “Kolekcionar” të autores Ivana Dilber nga Tomislavgradi
- “Konia e zezë” të autorit Mehmet Elezi nga Tirana
- “Konkurs” të autorit Mihail Markoviq nga Cetinja
- “Kora smreke” të autores Marija Krtiniq Veckov, nga Stordi, Norvegji
- “Kredenac” të autores Tatjana Sikima nga Beogradi
- “Leto koje smo čekali” të autores Jelena Vukotiq nga Valjeva
- “Makthi” të autorit Jeton Musliu nga Prishtina
- “Matanë” të autores Mevlude Skuroshi nga Mitrovica
- “Meštar” të autores Sllobodanka Gjuderija nga Okrug Gornji
- “Nikad nisam rekao tata” të autorit Sërgjan Miljeviq nga Beogradi
- “Petrović” të autores Emina Gjeliloviq-Kevriq nga Vitezi
- “Ptice” të autores Irena Skopljak Bariq nga Vrbovaci
- “Raspust” të autores Milica Lukiq nga Beogradi
- “Snegot” të autorit Dragan Simonovski nga Shkupi
- “Srbin” të autores Ivana Bodrozhiq nga Dugo Selo
- “Tijela od vode” të autores Monika Herceg nga Zagrebi
- “Treba nešto da uradim sa cipelama” të autores Marija Starçeviq nga Beogradi
- “Univerzalno sredstvo” të autores Tamara Kovaçeviq nga Ljubjana
- “Ustani da stojiš” të autores Bojana Saviq nga Novi Beogradi
Konkursi i gjashtë Biber qëndroi i hapur nga data 8.12. 2023 deri me datën 26. 5. 2024. Në konkurs arritën 490 tregime.
Biber është konkurs për tregim të shkurtër të angazhuar në gjuhën shqipe, maqedone, boshnjake, kroate, serbe dhe malazeze. Tema e konkursit është pajtimi në kontekstin e pasojave të luftës dhe të dhunës në vendet e ish-Jugosllavisë, ndërsa merren parasysh edhe tregimet të cilat mund t’i ndihmojnë mirëkuptimit më të madh mes njerëzve, zbutjes së urrejtjes dhe kapërcimit të paragjykimeve, tregimet kundër luftës, tregimet të cilat ballafaqohen me të kaluarën, me dekonstruktimin e imazhit të armikut, tregimet për dhembshurinë ndaj tjetrit, tregimet e guximshme të cilat marrin guximin të ecin me këpuca të „armikut“, tregimet të cilat i lëviizin kufijtë dhe na i hapin rrugët për të ndërtuar një të ardhme më të qartë, më të sigurtë e më të lirë për të gjithë. Konkursi organizohet nga ekipi Biber i Qendrës për Veprim të Padhunshëm Sarajevë-Beograd.
Përmbledhja shumëgjuhëshe e tregimeve Biber 06 do të publikohet deri në fillim të marsit 2025.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrëset dhe pjesëmarrësit e konkursit, falënderojmë jurinë për bashkëpunimin, si dhe ekipin i cili bëri parapërzgjedhjen. I urojmë autoret dhe autorët tregimet e të cilëve janë përzgjedhur.
Në vazhdim po ju sjellim kumtesën e jurisë.
Ekipi Biber
Kumtesa e jurisë
Juria e konkursit të gjashtë rajonal Biber e përbërë nga Almir Kaplan, Jasna Dimitrijeviq dhe Tanja Stupar Trifunoviq mori vendimin për t’i shpërblyer tregimet:
1 Dječak koji je volio zvona të autores Vladimira Beciq
2 Tijela od vode të autores Monika Herceg
3 Erzähle mir etwas über dich (Tregomë diçka për ty) të autores Danijela Repman
Tregimi që mori shpërblimin e parë, Dječak koji je volio zvona, la përshtypje më të fuqishme me gjuhën e tij autentike, mjeshtrinë e rrëfimit dhe udhëheqjen e tregimit dhe personazheve të tij nëpër kohëra të rrëmujshme të luftës. Rrëfimtari i tregimit është një djalosh i cili udhëton në jetë përmes pyetjeve, dhe jo përmes bindjeve me të cilat e stërmbush bota e të rriturve. Duke u shkuar pas atyre pyetjeve, lexuesit do të futen në një spektër të tërë ngjarjesh e emocionesh të cilat me shumë shkathtësi shtrihen nga ngjarjet komike deri te epilogu tragjik.
Tregimi që mori shpërblimin e dytë, Tijela od vode, u spikat me rrëfimtari të përmbledhur lirike dhe mënyrën se si trajtoi një temë të rëndësishme dhe fatkeqësisht aktuale e cila ngërthen përditshmërinë tonë – dhunën në famije. Në një rrëfim me kuadër depërtues përballemi me frikën dhe traumat e një vajze e cila u rrit me babain abuzues dhe nënën e cila nuk ka mjaft fuqi t’u bëjë ballë shpërthimeve të tij të tërbimit.
Tregimi i tretë, Erzähle mir etwas über dich (Tregomë diçka për ty), tërhoqi vëmendjen për kompozicionin dhe atmosferën në të cilën peizazhet, njerëzit dhe jeta e tyre e përditshme tregojnë rrëfimin e përkatësisë. Me një ton paksa nostalgjik të rrëfimit, autorja ndan me neve vetëdijen se sa e vështirë është t’ia përçosh dikujt kujtimet e një bote të humbur.
Juria ka lavdëruar në veçanti edhe tregimet Amerika hito të Simon Mariqit, Ustani da stojiš të Bojana Saviqit, Haljina të Marijana Çanakut, Kora smreke të Marija Krtiniq Veckovit, Meštar të Sllobodanka Gjuderijës. Në përmbledhje gjenden edhe tregimet Leto koje smo čekali të Jelena Vukotiqit, Ptice të Irena Skopljak Bariqit, Cijanid të Miloš Perishiqit, Cipele të Nives Maduniq Barishiqit, Treba nešto da uradim sa cipelama të Marija Starçeviqit, Kolekcionar të Ivana Dilberit, Konkurs të Mihailo Markoviqit, Kredenac të Tatjana Sikimes, Nikad nisam rekao tata të Sërgjan Miljeviqit, Petrović të Emina Gjeliloviq-Kevriqit, Raspust të Milica Lukiqit, Univerzalno sredstvo të Tamara Kovaçeviqit, Snijeg të Dragan Simonovkit, S druge strane të Mevlude Skuroshit, Košmar të Jeton Musliut, Crno štene të Mehmet Elezit.
Si përshtypje e përgjithshme e leximit, juria thekson aftësinë e autoreve dhe autorëve për të shtrirë bindshëm temën e pajtimit, për ta dekonstruktuar imazhin e “armikut” dhe perspektivat kundër luftës në mënyrë relevante letrare.
Almin Kaplan, Jasna Dimitrijeviq dhe Tanja Stupar