Trupa prej uji
Nëse shikojmë me kujdes se çka ndodh në errësirë te koka e krevatit, do të shohim një vogëlushe pesëvjeçare, si të gjitha vogëlushet e tjera, tek pëshpërit, këndon dhe pëshpërit sërish. Ajrin e thatë të dhomës e ndan me nënën dhe babain pijanec. Vogëlushja ndien se si një kafshatë e madhe frike i rrëshqet poshtë fytit ndërsa nga goja e saj lutjet dalin shpejt sikur breshëritë. Babai shpesh nuk është në shtëpi, nëna i thotë komshikes prapë ka shkuar në fushëbetejë. Kur kthehet, hijen e ka më të madhe se vetja. Vogëlushja nuk e do babain.






