Drita e ftohtë
Saherë Buti hap derën e frigoriferit, një dritë e ftohtë, e lagësht, ia mbështjell trupin. Në sytë e tij me shpejtësi gjësendet në dhomë humbin formën. Instiktivisht, me të shpejtë e mbyll derën dhe gjësendet rikthehen në përmasat e tyre, kurse atij i kthehet ndjenja e qetësisë. Prej ditës në ditë, prej vitit në vit, prej pasluftës e këndej, Buti ka krijuar varësi nga hapja dhe mbyllja e derës së frigoriferit. Kjo gjë i ndodh vetëm atëherë kur është i vetëm në dhomë. Ndjesia se diçka e tij është në dry në brendësi të frigoriferit, nuk e lë të qetë.






