Morrat
“A je ti shofer kamioni?”, më pyeti vajza ime, vogëlushja me këmbë të shtrembra, e cila është nëntë vjeç. Në fakt, ato këmbë të shtrembra i ka trashëguar nga unë. Të miat janë edhe më të shtrembra. Asnjëherë nuk më kishte pyetur se me çka merresha. M’u afrua, duke mbajtur një fletore me kopertina të pastra të bardha ku nuk shkruante asgjë, ma tregoi titullin që ua kishte dhënë mësuesja dhe më pyeti. A jam? Duhet ta shkruante një hartim për profesionin tim. Për profesionin e babait të saj.






