Biber: Lajm

14/10/2019

Kumtesë lidhur me përfundimin e konkursit të tretë Biber

Konkursi i tretë për tregimin e shkurtë Biber në të cilin morën pjesë autorët/et që shkruajnë në gjuhën shqipe, maqedone, serbe, boshnjake, kroate e malazeze ka përfunduar.

Juria të cilin e përbën Rumena Buzharovska, Lejla Kalamujiq dhe Shkelzen Maliqi mori vendim për tregimet të cilat do të marrin shpërblime si dhe ato të cilat do të jenë të botuara në një përmbledhje.

Të bashkëngjitur po japim edhe vendimin e jurisë.

Konkursi Biber ka qenë i hapur nga janari deri në qershor të këtij viti. Gjithsej në konkurs kanë ardhur 464 tregime. Temë e konkursit ishin të gjitha tregimet që lidhen me pajtimin në kontekstin e trashëgimisë së luftërave dhe dhunës në vendet e ish-Jugosllavisë, ato tregime të cilat mund t’i ndihmojnë mirëkuptimit më të madh mes njerëzve, zvogëlimit të urrejtjes dhe zhbërjes së paragjykimeve, pastaj tregimet kundër luftës, tregimet të cilat merren me ballafaqimin me të kaluarën, me zhbërjen e imazheve për armikun, me dhembshurinë për tjetrin, tregimet e guximshme të cilat guxojnë të ecin me këpucët e “armikut”, tregimet të cilat i lëvizin kufijtë dhe na hapin shtigje të ndërtojmë të ardhme më të qartë, më të sigurtë e më të lirë për të gjithë.

I falënderojmë të gjithë autorët dhe autoret që morën pjesë në konkurs, si dhe jurinë e cila i mori vendimet përfundimtare.

Përmbledhja shumëgjuhëshe do të dalë nga shtypi në mars të vitit 2020. Jemi duke planifikuar dhe duke i bërë përgatitjet edhe për konkursin e radhës, Biber 04, hapjen e të cilit tashmë mund ta lajmërojmë për fillim të vitit 2021.

Urime të gjithë autorëve dhe autoreve të shpërblyera, si dhe të gjithë atyre tregimet e të cilëve do të jenë pjesë e përmbledhjes.

Ekipi Biber
Ana Bitoljanu
Davorka Turk
Ivana Franoviq
Katarina Miliqeviq
Qerim Ondozi

Komunikatë e jurisë të Biber 03

Juria e konkursit të tretë rajonal për tregim të shkurtër Biber në përbërje: Rumena Buzharovska, shkrimtare nga Shkupi, Shkëlzen Maliqi, shkrimtar nga Prishtina dhe Lejla Kallamujiq, shkrimtare nga Sarajeva, e ka pasur detyrën e leximit të 121 tregimeve të paraselektuara nga ato që janë paraqitur në konkurs.

Juria merr vendim të njëzëshëm që çmimet t’i ndahen këtyre  tregimeve:

  • Çmimi i tretë: Mačetom ćeš me, mačetom ću te (Po më qëllove me shpatë, me shpatë do të të qëlloj), Tamara Kovaçeviq nga Lublana;
  • Çmimi i dytë: Lito (Vera), Ante Storiq nga Shibeniku;
  • Çmimi i parë: Glava (Koka) Monika Herceg nga Petrinja.

Tregimet e shpërblyera shquhen për nga struktura efiçiente narrative, sofistikimet stilistike dhe saktësia gjuhësore. Secili prej tyre është thellësisht emotiv dhe temën e paracaktuar, sipas meritës, i trajton me shkallë të lartë të të kuptuarit dhe empatisë, por edhe me sy kritik.

Pos atyre që u shpërblyen, në përmbledhjen Biber 03 do të përfshihen edhe tregimet e autoreve dhe autorëve si vijon: Bojana Babiq, Luiza Bouharaoua, Dimitrije Bukviq, Gabrijel Deliq, Afrim Demiri, Milana Gajoviq, Tihana Gambirazha, Abid Jariq, Besa Kalaja, Mario Merxhan, Aida Sheçiq Nezireviq, Ernad Osmiq, Slagjana Nina Perkoviq, Nikola Petroviq, Isidora Petroviq, Aneta Petruševska, Dragana Rangjeloviq, Bojan Todoroviq, Stefan Slavkoviq, Gordana Stojanoska, Imer Topanica dhe Manja Veliçkovska.

Bëhet fjalë për vepra të shkurtëra të nduarnduarta ku gjejmë: shënime intime mbi luftërat në hapësirat e ish Jugosllavisë, mbi mërgimin, ballafaqime me trauma, rishqyrtime të së ligës por edhe të mirës njerëzore, takime me refugjatë të shek. 21, deri te vizionet distropike. Pa marrë parasysh nëse vijnë nga përvojat personale dhe përditshmëria, apo nga kontekstet të përgjithshme dhe historike, të gjitha tregimet reflektojnë thellë botën dhe marrëdhëniet shoqërore, duke shprehur dhembshuri ndaj fatëkeqësive dhe vuajtjes njerëzore.

Juria shpeh kënaqësi se edhe këtë herë Biberi tuboi autore dhe autorë me përvojë letrare, po aq sa edhe ato/ata që nuk janë të afirmuar ose janë në fillimet e karrierës prej shkrimtari/shkrimtareje.

U falenderohemi të gjithë atyre që janë paraqitur në konkurs dhe urojmë që të kenë shumë suksese në punën e tyre të mëtutjeshme.

Rumena Buzharovska
Shkëlzen Maliqi
Lejla Kallamujiq


11. 06. 2019.

Mbyllet konkursi për tregimin e shkurtë Biber

Në këtë konkurs pjesëmarrësit kanë pasur mundësi të paraqiten me më së shumti dy tregime në periudhën nga 22 janari deri më 10 qershor 2019.

I falënderojmë të gjithë që i kanë dërguar tregimet e tyre.

Juria do ta bëjë përzgjedhjen e tregimeve fituese. Së paku 20 tregime do të përzgjedhen për t’u botuar në një buletin shumëgjuhësh. Vendimi i jurisë do të bëhet i ditur deri në tetor të vitit 2019. Juria përbëhet nga ejla Kalamujiq, Rumena Buzharovska dhe Shkelzen Maliqi.


22. 01. 2019.

Konkursi i tretë rajonal për tregimin e shkurtë Biber


Konkursi është i hapur për autoret dhe autorët të cilët shkruajnë në boshnjakisht, kroatisht, malazezisht, maqedonisht, serbisht dhe shqip, të afirmuar dhe ata që nuk kanë botuar deri më sot.

Tema e konkursit

Dy konkurset e para kishim për temë pajtimin, derisa kësaj radhe tema është zgjeruar. Përveç tregimeve të cilat tematizojnë pasojat e luftës dhe të dhunës në vendet e ish-Jugosllavisë, kësaj radhe do të merren parasysh edhe tregimet të cilat mund t’i ndihmojnë mirëkuptimit më të madh ndërmjet njerëzve, zbutjes së urrejtjes dhe kapërcimit të paragjykimeve, pastaj tregimet kundër luftës, tregimet të cilat ballafaqohen me të kaluarën, me kapërcimin e pasqyrimeve të armikut, tregimet për dhembshurinë ndaj tjetrit, tregimet e guximshme të cilat marrin guximin të ecin me këpuca të „armikut“, tregimet të cilat i lëviizin kufijtë dhe na i hapin rrugët për të ndërtuar një të ardhme më të qartë, më të sigurtë e më të lirë për të gjithë.

Konkursi mbetet i hapur deri më 10. 06. 2019.

Autoret/ët e tri tregimeve më të mira do të shpërblemeh me të holla:
1. shpërblimi 800 euro
2. shpërblimi 600 euro
3. shpërblimi 400 euro.

Së paku njëzet tregime të përzgjedhura do të botohen në një përmbledhje shumëgjuhëshe.

Juria përbëhet nga Lejla Kalamujiq, Rumena Buzharovska dhe Shkelzen Maliqi.

Vendimi i jurisë do të bëhet publik deri në fund të tetorit 2019.

Konkursin e organizon ekipi i Biberit në bashkupunim me Qendrën për Veprim të Padhunshëm Sarajevë-Beograd.

Me këtë konkurs dëshirojmë t’i japim kontribut kulturës së përkthimit dhe të botimit të autoreve dhe autorëve fqinjë, si dhe t’i mbështesim autoret dhe autorët e angazhuar që të vazhdojnë të ndikojnë në ndryshimet shoqërore.

Ju lutemi që për këtë konkurs ti njoftoni të gjithë ata të cilët mendoni se do të ishin të interesuar.

Ekipi i Biber-it dhe Qendra për Aksion të Padhunshëm
biber@nenasilje.org

Rregullat dhe kushtet e konkursit

  1. Në konkurs mund të paraqiteni vetëm në mënyrë elektornike, përmes formularit të aplikimit.
  2. Tregimet duhet t’i përgjigjen temës së konkursit.
  3. Tregimi nuk bën të jetë më i gjatë se 9.000 karakterë (me hapësirë).
  4. Tregimi duhet t’i përshtatet formës së tregimit të shkurtë. Format tjera (ese, poezi, dramë, artikuj mediale, etj.) nuk do të merren parasysh.
  5. Tregimi duhet të jetë i shkruar në  boshnjakisht, kroatisht, malazezisht, maqedonisht, serbisht dhe shqip (nënkuptohen edhe emërtimet e tjera nga ky grup gjuhësor, p.sh. serbokratisht).
  6. Dokumenti që përmban tregimin duhet të emërtohet sipas titullit të tregimit.
  7. Tregimi duhet të mos ketë qenë i botuar, qoftë i ndarë apo si pjesë e një tërësie më të madhe.
  8. Tregimi duhet të dërgohet më së voni deri më 10. 06. 2019 në orën 24:00.
  9. Autoret dhe autorët mund të dërgojnë më së shumti dy tregime të shkurta.
  10. Me pjesëmarre në konkurs autoret dhe autorët pajtohen që, nëse hyjnë në rrethin e ngushtë, tregimi i tyre të botohet në përmbledhjen Biber.

Nëse tregimi nuk i përmbush kushtet e konkursit, duhet të diskualifikohet.