Gjashtë
Britma. Krisma automatikësh. Lutje që shponin qiellin.
E shkreta grue. Gabimi i jetës iu duk që la burrin me iu bashkue luftës e që vetë erdhi me u strehue me të dy fëmijët në gjini. Ku i kish pasë mendtë? Kah me ia mbajtë tash që të tanë po iknin nga sytë kambët? Kahmos që t’ia mësyje, brofte nga nji tjetër gjuhë flake, nga nji tjetër shtëllungë tymi. Shpitë po shafiteshin nën zjarrme, po baheshin shkrumb e hi.






