15. 11. 2022

 

Juria e Konkursit të Pestë Rajonal të Tregimit të Shkurtër Biber, e përbërë nga Kalina Maleska, Lejla Kalamujiq dhe Olja Saviçeviq Ivançeviq, mori vendimin për çmimet dhe zgjodhi 25 tregime që do të botohen në përmbledhjen shumëgjuhëshe. Autoret dhe autorët e këtyre tregimeve janë: Aida Sheçiq Nezireviq nga Sarajeva, Albina Idrizi nga Gjilani, Amina Kaja nga Prishtina, Ana Jugo nga Vjena, Ana Kutlesha nga Zagrebi, Andrea Hribar Livada nga Zagrebi, Anica Marceliq nga Zapreshiqi, Ante Storiq nga Shibeniku, Drazhana Markoviq Kreziq nga Mostari, Dubravka Tintor nga Vishkovi, Dushan Radakoviq nga Zrenjanini, Ena Katarina Haler nga Zagrebi, Ernad Osmiq nga Bërçko, Goran Jankoviq nga Ljubljana, Lana Bunjevac nga Zagrebi, Lidija Dedush nga Varazhdini, Milosh Perishiq nga Arangjelovaci, Naida Mujkiq nga Doboji, Sanja Muçkajeva Vidanovska nga Manastiri, Senad Jusiq nga Bugojno, Slagjana Nina Perkoviq nga Banja Lluka, Sërgjan Miljeviq nga Beogradi, Tena Lonçareviq nga Zhupanja, Vasilije Peroviq nga Beogradi dhe Vesna Todorovska nga Kumanova.

Biberi është konkurs për tregim të shkurtër, të angazhuar në gjuhën shqipe, maqedone, boshnjake, kroate, serbe dhe malazeze. Konkursi i pestë qëndroi i hapur nga 10.12.2021. deri më 1.6.2022. Në konkurs u paraqitën gjithsej 473 punime (387 në gjuhën BHSC, 69 në maqedonisht dhe 17 në shqip). Tema e konkursit është pajtimi në kontekstin e trashëgimisë së luftërave dhe dhunës në vendet e ish-Jugosllavisë, ndërsa paraysh merren edhe tregimet që mund të kontribojnë për mirëkuptim më të madh mes njerëzve, që zbusin urrejtjen dhe thyejnë paragjykimet, tregime kundër luftës, tregime rreth ballafaqimit me të kaluarën, thyerje të imazheve për armikun, tregime të dhembshurisë për të tjerët, tregime të guximshme që guxojnë të ecin me këpucë “të armikut”, tregime që lëvizin kufijtë dhe hapin rrugën për të ndërtuar një të ardhme më të qartë, më të sigurtë dhe më të lirë për të gjithë. Konkursin e organizon ekipi Biber nga Qendra për Veprim të Padhunshëm Sarajevë-Beograd.

Presim që përmbledhja shumëgjuhëshe të botohet deri në mars të vitit 2023 (pasi të jenë gati të gjitha përkthimet e tregimeve).

I falenderojmë të gjithë pjesëmarrëset dhe pjesëmarrësit e konkursit të cilët e mbështetën këtë ide dhe iu përgjigjën thirrjes. E falënderojmë jurinë fenomenale për bashkëpunim të shkëlqyer, si dhe ekipin tonë të vyeshëm e të pazëvendësueshëm i cili e bëri parapërzgjedhjen.

Në vazhdim po ju përcjellim kumtesën e jurisë.

Ekipi Biber

 

 

Kumtesa e jurisë

 

Pas parazgjedhjes, lexuam dhe vlerësuam 101 tregimet e paraqitura në konkurs. Vendosëm njëzëri që tri çmimet e para t’i ndanim për këto tregime:

 

çmimi i parë:
“Doba linjanja” i autores Ana Kutlesha;

çmimi i dytë:
“Fertik” i autores Lidija Dedush;

çmimi i tretë:
“Zemlja sreće” i autorit Ante Storiq dhe “Reči” i autorit Milosh Perishiq.

 

Po ashtu, dëshirojmë ta lavdërojmë në veçanti tregimin “Vaške” të autorit Dushan Radakoviq.

Përveç këtyre tregimeve, në përmbledhjen shumëgjuhëshe do të botohen edhe tregimet e autoreve dhe autorëve në vijim: Senad Jusiq, Ernad Osmiq, Slagjane Nina Perkoviq, Anica Marceliq, Aida Sheçiq Nezireviq, Tena Lonçareviq, Andrea Hribar Livada, Naida Mujkiq, Albina Idrizi, Vesna Todorovska, Sërgjan Miljeviq, Ana Jugo, Lana Bunjevac, Dubravka Tintor, Ena Katarina Haler, Goran Jankoviq, Vasilije Peroviq, Drazhana Markoviq Kreziq, Amina Kaja dhe Sanja Muçkajeva Vidanovska.

Përzgjedhja e sivjetme e tregimeve tematikisht sillet nga ballafaqimi i hapur me të kaluarën e dhimbshme (shpesh të paraqitur nga perspektiva e fëmijëve dhe të rinjve, gjë që pritet duke pasur parasysh gjeneratën e autoreve dhe autorëve), e deri te disa sfida të reja që sjell bashkëkohorja. Mbresë pozitive na ka lënë guximi i shprehur në një numër të madh tregimesh – në përpjekje për “të ecur në këpucë të huaja”, të shkruara nga perspektiva e “anës tjetër” – qoftë nga perspektiva e gjinisë, botëkuptimit, përkatësisë etnike apo gjeneratës së tjetrit.

U shprehim mirënjohje të gjithëve për pjesëmarrje, dhe i përgëzojmë nga zemra autoret dhe autorët e përzgjedhur.

 

Lejla Kalamujiq

Kalina Maleska

Olja Saviçeviq Ivançeviq