Fletë-paraqitje

 

Rregullat dhe kushtet e konkursit

  1. Në konkurs mund të paraqiteni vetëm në mënyrë elektornike, përmes formularit të aplikimit.
  2. Tregimet duhet t’i përgjigjen temës së konkursit.
  3. Tregimi nuk bën të jetë më i gjatë se 9.000 karakterë (me hapësira).
  4. Tregimi duhet t’i përshtatet formës së tregimit të shkurtë. Format tjera (ese, poezi, dramë, artikuj medialë, etj.) nuk do të merren parasysh.
  5. Tregimi duhet të jetë i shkruar në boshnjakisht, kroatisht, malazezisht, maqedonisht, serbisht dhe shqip (nënkuptohen edhe emërtimet e tjera nga ky grup gjuhësor, p.sh. serbokratisht).
  6. Dokumenti që përmban tregimin duhet të emërtohet sipas titullit të tregimit.
  7. Tregimi duhet të mos ketë qenë i botuar, qoftë ndaras apo si pjesë e një tërësie më të madhe (as në blogë e as në portale).
  8. Tregimi duhet të dërgohet më së voni deri më 1. 6. 2022.
  9. Autoret dhe autorët mund të dërgojnë më së shumti dy tregime të shkurta.
  10. Me pjesëmarrje në konkurs autoret dhe autorët pajtohen që, nëse hyjnë në rrethin e ngushtë, tregimi i tyre të botohet në përmbledhjen Biber.
  11. Tregimet që hyjnë në përmbledhje nuk mund të botohen para daljes nga shtypi të përmbledhjes, pa pëlqimin e ekipit Biber.

 

Nëse tregimi nuk i përmbush kushtet e konkursit, ai do të diskualifikohet.