Konkursi është i mbyllur
Të nderuar,
Konkursi i pestë për tregim të shkurtër Biber është mbyllur më 1. 6, 2022, në mesnatë. Kanë mbërritur rreth 470 tregime.
Rezultatet e konkursit pritet të bëhen të ditura para nëntorit të vitit 2022. Tregimet që do të jenë pjesë e përmbledhjes shumëgjuhëshe, si dhe fituesit e tri çmimeve të para do të përzgjidhen nga juria e përbërë nga: Lejla Kalamujiq, Kalina Maleska dhe Ola Saviçeviq Ivançeviq.
E falënderojmë secilin që ka marrë pjesë në konkurs.
Ekipi Biber
Në Ditën e të Drejtave të Njeriut 2021 po e hapim konkursin e pestë për tregim të shkurtër Biber. Tregimet e shkurtra mund t’i dërgojnë autoret dhe autorët që shkruajnë në boshnjakisht, kroatisht, malazezisht, maqedonisht, serbisht dhe shqip; autorë të afirmuar dhe ata që nuk kanë botuar punime deri më sot.
Tema e konkursit
Tema e konkursit është e zgjeruar, sikurse në konkursin e kaluar. Përveç tregimeve të cilat tematizojnë pajtimin në kontekstin e pasojave të luftës dhe të dhunës në vendet e ish-Jugosllavisë, kësaj radhe do të merren parasysh edhe tregimet të cilat mund t’i ndihmojnë mirëkuptimit më të madh ndërmjet njerëzve, zbutjes së urrejtjes dhe kapërcimit të paragjykimeve, pastaj tregimet kundër luftës, tregimet të cilat ballafaqohen me të kaluarën, me kapërcimin e pasqyrimeve të armikut, tregimet për dhembshurinë ndaj tjetrit, tregimet e guximshme të cilat marrin guximin të ecin me këpuca të „armikut“, tregimet të cilat i lëviizin kufijtë dhe na i hapin rrugët për të ndërtuar një të ardhme më të qartë, më të sigurtë e më të lirë për të gjithë.
Konkursi mbetet i hapur deri më 1. 06. 2022.
Autorët/et e tri tregimeve më të mira do të shpërblehen me këto çmime:
1. çmimi i parë 800 euro
2. çmimi i dytë 600 euro
3. çmimi i tretë 400 euro
Së paku njëzet punime të përzgjedhura do të botohen në një përmbledhje shumëgjuhëshe. Juria përbëhet nga Lejla Kalamujiq, Kalina Maleska dhe Olja Saviçeviq Ivançeviq. Vendimi i jurisë do të bëhet publik në nëntor 2022.
Konkursin e organizon ekipi Biber me mbështjen e Qendrës për Veprimt të Padhunshëm Sarajevë-Beograd.
Me këtë konkurs dëshirojmë t’i japim kontribut kulturës së përkthimit dhe të botimit të autoreve dhe autorëve fqinjë, si dhe t’i mbështesim autoret dhe autorët e angazhuar që të vazhdojnë të ndikojnë në ndryshimet shoqërore.
Shkruani dha na dërgoni tregimet tuaja. I gëzohemi leximit.
Ekipi Biber
Rregullat dhe kushtet e konkursit
- Në konkurs mund të paraqiteni vetëm në mënyrë elektornike, përmes formularit të aplikimit.
- Tregimet duhet t’i përgjigjen temës së konkursit.
- Tregimi nuk bën të jetë më i gjatë se 9.000 karakterë (me hapësira).
- Tregimi duhet t’i përshtatet formës së tregimit të shkurtë. Format tjera (ese, poezi, dramë, artikuj medialë, etj.) nuk do të merren parasysh.
- Tregimi duhet të jetë i shkruar në boshnjakisht, kroatisht, malazezisht, maqedonisht, serbisht dhe shqip (nënkuptohen edhe emërtimet e tjera nga ky grup gjuhësor, p.sh. serbokratisht).
- Dokumenti që përmban tregimin duhet të emërtohet sipas titullit të tregimit.
- Tregimi duhet të mos ketë qenë i botuar, qoftë ndaras apo si pjesë e një tërësie më të madhe (as në blogë e as në portale).
- Tregimi duhet të dërgohet më së voni deri më 1. 6. 2022.
- Autoret dhe autorët mund të dërgojnë më së shumti dy tregime të shkurta.
- Me pjesëmarrje në konkurs autoret dhe autorët pajtohen që, nëse hyjnë në rrethin e ngushtë, tregimi i tyre të botohet në përmbledhjen Biber.
- Tregimet që hyjnë në përmbledhje nuk mund të botohen para daljes nga shtypi të përmbledhjes, pa pëlqimin e ekipit Biber.
Nëse tregimi nuk i përmbush kushtet e konkursit, ai do të diskualifikohet.