Biber: Lajm

 

23. 10. 2017.

Lajmërim për opinionin rreth përfundimit të konkursit të dytë Biber

 

Konkursi i dytë Biber për tregim të shkurtër në temën e pajtimit ka përfunduar. Juria e përbërë prej Tatjana Gromaça, Kim Mehmeti dhe Faruk Shehiq ka marrë vendim rreth çmimeve dhe ka përzgjedhur tregime që do të botohen në një përmbledhje shumëgjuhësore.

 

Tregimet e shkurtëra të shpërblyer janë siç vijon:

Shpërblimi i tretë: Семејството на чичко Аки (Familje e xhaxhit Aki), Anushka Cvetkovska nga Shkupi,

Shpërblimi i dytë: Čiko Zav (Xhaxhi Zav), Xheneta Rovçanin nga Sarajeva dhe

Shpërblimi i parë: Jedu ljudi i bez nogu (Hanë njerëzit edhe pa këmbë), Milica Vuçkoviq nga Beogradi.

 

Në përmbledhjen do të botohen, përveç tregimeve të shpërblyera, edhe 22 tregime të autorëve dhe autoreve në vijim: Adam Pakai, Afrim Demiri, Ana Knezheviq, Andrea Popov Miletiq, Anela Ilijash, Bllagica Gjorgjievska, Danilo Luçiq, Dragiq Cvjetinoviq, Edis Galushi, Jasna Raduloviq, Jovana Matevska, Lejla Kallamujiq, Marjeta Gjoka, Mehmet Elezi, Milan Vorkapiq, Nemanja Raiçeviq, Sanja Mihajlloviq-Kostadinovska, Sanja Radulloviq, Srgjan Gagiq, Tanja Javorina, Verçe Karafiloska dhe Verime Zimberi-Beluli.

Më shumë rreth vendimit të jurisë mund të lexoni në lajmërimin për opinionin në shtojcë.

Në konkurs kanë arritur 385 tregime. Gati se 20% më shumë se sa në konkursin e parë Biber, që na gëzon së tepërmi. I faleminderojmë të gjitha autoret dhe autorët të cilët kanë shkruajtur dhe dërguar tregimet e veta në këtë temë mjaft komplekse dhe me atë kanë kontribuar që ky konkurs të rritet dhe të zhvillohet.

Përmbledhja shumëgjuhësore me tregime të shkurtëra presim të botohet deri në Mars, të vitit 2018. Ndërsa ndërkohë do të përpiqemi që të ndodhë edhe Biber 03, për çka do t`ju lajmërojmë në kohë.

Urime të gjithëve, tregimet e të cilëve do të botohen në përmbledhjen, e sidomos fituesve të shpërblimeve.

 

Ekipi i Biberit

Ana Bitoljanu
Davorka Turk
Ivana Franoviq
Katarina Miliçeviq
Safet Ballazhi

 

Shpjegimi i jurisë, gara për tregim të shkurtër në temën e Pajtimit

 

Juria e jonë treantarëshe unanimisht morri vendim që shpërblimi i parë i kompeticionit tonë në organizim të Qendrës për aksion të padhunë, konkursi për tregim të shkurtër në temën “Pajtimi” t`i jepet tregimit “Jedu ljudi i bez nogu” („Hanë njerëzit edhe pa këmbë“). Jemi të lumtur që ky vendim është marrë lehtë dhe shpejt, pasi që të tre kishim mendim të përbashkët se bëhet fjalë për një tregim piktoresk, me një gjuhë shumë plastike e cila prek në disa vende të rëndësishme të traditës së prozës jugosllave, tregim në të cilin janë bashkuar me shumë fat humori, ngrohtësia, sentimentalizmi, dashuria për njeriun, por në një mënyrë të freskët stilike, interesantе dhe tepër të gjallë.

Shpërblimin e dytë vendosëm t`ia dorëzojmë tregimit “Čiko Zav” („Xhaxhi Zav“), tregim me ngarkesë të spikatur emocionale, me gjuhë poetike letërsisht të vetëdijësuar, i cili në mënyrë tronditëse e prek temën e pajtimit, ndërsa shpërblimin e tretë ia dorëzojmë tregimit “Obitelj strica Akija” („Familja e xhaxhit Aki“), tregim i cili në vete ngërthen kthjelltësinë dhe pikëllimin, festimin dhe gëzimin për shkak të mundësisë për një bashkëjetesë të dallimeve të lumtur dhe të larmishme, dhe rezignimit dhe pikëllimit për shkak të pamundësisë për egzistencë të qëndrueshme dhe të vërtetë në asi atmosfere.

Juria dëshiron t’u faleminderohet të gjithë pjesëmarrësve në këtë garim, të gjithëve të cilët janë ndjerë të thirrur t`i përgjigjen thirrjes për të shkruar tregim në temën “Pajtimi”.

Sipas përshtypjeve dhe kritereve tona të përbashkëta, dallimet e së cilëve poashtu dëshironim t’i harmonizojmë dhe respektojmë, zgjodhëm edhe njëzet e një tregime, të cilët secili në mënyrën e vete lënë një përshtypje letrare të caktuar. Megjithatë nijeti pozitiv si i tillë, por edhe një përsosmëri e caktuar e teksteve dhe potenciali janë prezent në të gjitha tekstet, dhe ky kompeticion është vetëm nxitje dhe një lloj përkrahjeje të gjithëve që u përgjigjën, dhe të cilët dëshirojnë të vazhdojnë të merren me punë letrare.

 

Në Beograd, në QAP, 16. 10. 2017.

Tatjana Gromača
Kim Mehmeti
Faruk Šehić

 

 


 

18. 01. 2017.

 

Me kënaqësi ju njoftojmë për hapjen e konkursit të dytë rajonal për tregim të shkurtër – Biber. Tema e konkursit është pajtimi në kontekst të trashëgimisë nga lufta dhe dhuna në vendet e ish Jugosllavisë, sidomos në periudhën prej vitit 1991 e deri në vitin 2001. Ftojmë të gjithë autorët dhe autoret të cilët shkruajnë në gjuhën shqipe, maqedonase, boshnjake, malazeze, kroate dhe serbe që të dërgojnë tregimet e tyre. Ftesa u referohet autoreve dhe autorëve të afirmuar, si dhe atyre që nuk kanë publikuar kurrë deri më tani.

Konkursi është i hapur deri më datë 14. 06. 2017.

Autorët/et e tre tregimeve më të mira do të shpërblehen me shpërblim në të holla prej:

  • Shpërblimi i parë – 800 euro
  • Shpërblimi i dytë – 600 euro
  • Shpërblimi i tretë – 400 euro

Më së paku njëzet vepra të zgjedhura do të botohen në një përmbledhje shumë gjuhëshe.

Jurinë e përbëjnë Tatjana Gromaça, Faruk Mehiq dhe Kim Mehmeti. Konkursin e organizon ekipi i Biber në bashkëpunim me Qendrën për Aksion të Padhunshëm Sarajevë-Beograd.

Vendimi i juri–komisionit do të publikohet deri më 30. 10. 2017. (Procesi i marrjes së vendimit zgjat relativisht shumë përshkak të nevojës së të përkthyerit të numrit të madh të tregimeve.)

 

Mbi temën

Pajtimi nuk është term popullor, sepse më së shpeshti njësohet me konceptin e faljes ose me idenë se duhet të harrojmë gjithçka dhe të drejtohemi kah e ardhmja. Besojmë thellë që është e pamundur të harrohet tmerri i humbjes, vuajtjes dhe padrejtësisë të cilën njerëzit e kanë përjetuar.
Megjithatë, nëse pajtimin e kuptojmë si heqje dorë nga urrejtja, si kërkim i një mënyre për të arritur deri tek drejtësia, por në mënyrë që gjatë atij kërkimi mos t’i bëhet padrejtësi dikujt tjetri, si shans për të ndërtuar një ardhmëri më të qartë, më të sigurt, më të lirë për të gjithë, atëherë konsiderojmë se kjo është një gjë mëse e nevojshme për ne. Andaj duam t’i thërrasim autorët dhe autoret që të mendojnë për pajtimin në një mënyrë të re dhe kreative dhe të na frymëzojnë me tregime të cilat shkojnë përtej paragjykimeve ekzistuese dhe armiqësive të rrënjosura, tregime të cilat i shtyjnë kufijtë. Dhe me këtë, mbase do t’ua japin shtysën e duhur shoqërive tona.

 

Ju lutemi që për këtë konkurs ti njoftoni të gjithë ata të cilët mendoni se do të ishin të interesuar.

Ju gëzohemi paraprakisht tregimeve tuaja!

Ekipi i Biber-it dhe Qendra për Aksion të Padhunshëm
biber@nenasilje.org


 

 

Rregullat dhe kushtet e konkursit

 

  1. Paraqitja në këtë konkurs bëhet ekskluzivisht në mënyrë elektronike, përmes formularit aplikues në fund të kësaj faqeje.
  2. Tema e konkursit është pajtimi pas luftërave në kontekstet post-Jugosllave.
  3. Autorët dhe autoret mund të dërgojnë më së shumti dy tregime të shkurtra.
  4. Tregimi nuk guxon të jetë më i gjatë se 9.000 karaktere (me vende bosh).
  5. Tregimi duhet të jetë i shkruar në gjuhën shqipe, maqedonase, boshnjake, malazeze, kroate dhe serbe (nënkuptohen edhe emërimet e ndryshme të këtyre grupeve gjuhësore, si për shembull sërbo-kroatisht) dhe i nënshkruar me shifër. Dokumenti në të cilin ndodhet tregimi duhet të jetë i emëruar me titullin e tregimit.
  6. Tregimi nuk guxon të ketë qenë i botuar më parë, në mënyrë integrale apo në kuadër të ndonjë tërësie më të madhe.
  7. Konkursi mbyllet më datë 14. 06. 2017.
  8. Me pjesëmarrjen në këtë konkurs autorët dhe autoret pajtohen që tregimi i tyre, nëse hy në përzgjedhjen e ngushtë, të botohet në përmbledhjen Biber.
  9. Nëse tregimi nuk i përmbush kushtet e konkursit, do ta kemi patjetër që ta diskualifikojmë.